Arratisjet e fundit nga burgjet në Kosovë

SHKK-ja sot mban konferencë të jashtëzakonshme The post Arratisjet e fundit nga burgjet në Kosovë appeared first on Albinfo.

Arratisjet e fundit nga burgjet në Kosovë

Mbrëmë mediat raportuan për një arratisje të re nga ajo e para disa ditësh e Faton Hajrizit nga burgu i Smrekonicës – Një tjetër i burgosur u bë protagonist i arratisjes nga burgu i Dubravës, përcjell albinfo.ch.

Arratisja më e re sipas sinjalit është  Ujkan Metaj – i cili ka arritur të largohet nga Burgu i Dubravës.

Me dy rastet e fundit në dështimin e sigurisë në burgjet në Kosovë, Shërbimi Korrektues i Kosovës, sot do të mbajë konferencë për media, duke filluar nga ora 11:00.

Kjo për t’i sqaruar arratisjet e fundit e të burgosurve nga institucionet e tipit të hapur.

Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm, Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja.

The post Arratisjet e fundit nga burgjet në Kosovë appeared first on Albinfo.