Arrestohet shqiptari, në banesën e tij gjendet një kg heroinë dhe shumë para
Me ndihmën e një qeni nuhatës, janë sekuestruar rreth një kilogram heroinë, rreth 40 gramë kokainë dhe materie përpunimi The post Arrestohet shqiptari, në banesën e tij gjendet një kg heroinë dhe shumë para appeared first on Albinfo.
Policia Kantonale e Glarusit ka arrestuar një tregtar droge, shtetas shqiptar, 59-vjeçar, në Niederurnen të mërkurën e kaluar. Me atë rast ajo ka gjetur shuma të mëdha parash, heroinë, kokainë dhe material për përpunimin e drogës, në banesën e tij, transmeton albinfo.ch.
Në total, me ndihmën e një qeni nuhatës, janë sekuestruar rreth një kilogram heroinë, rreth 40 gramë kokainë dhe materie përpunimi, shkruan march24.ch.
59-vjeçari shqiptar ndodhet aktualisht në paraburgim. Janë duke u zhvilluar hetimet e mëtejshme nga Policia Kantonale e Glarusit.
Procedurat po zhvillohen nga zyra e prokurorisë publike dhe asaj për të rinj, të kantonit Glarus.
(Foto: Kapo Glarus)
The post Arrestohet shqiptari, në banesën e tij gjendet një kg heroinë dhe shumë para appeared first on Albinfo.