Valis: Një person vret dy veta dhe në fund vetëvritet

Ai ka vrarë aty një grua 55-vjeçare dhe një burrë të së njëjtës moshë ndërsa më pas ka ekzekutuar veten, në banesën e tij. The post Valis: Një person vret dy veta dhe në fund vetëvritet appeared first on Albinfo.

Valis: Një person vret dy veta dhe në fund vetëvritet

Në një telefonatë në polici rreth orës 7 të mëngjesit u njoftua për të shtëna afër postës lokale. Policia mobilizoi të gjitha forcat në dispozicion. Platforma online e gazetës “Le Nouvelliste” citon një banor lokal në mesditë i cili ka thënë se janë dëgjuar gjashtë deri në shtatë të shtëna.

Sipas hetimeve fillestare, autori i dyshuar ka hyrë në banesën e dy viktimave, e cila ndodhet në godinën e postës, transmeton albinfo.ch. Ai ka vrarë aty një grua 55-vjeçare dhe një burrë të së njëjtës moshë ndërsa më pas ka ekzekutuar veten, në banesën e tij.

Prokurorja Béatrice Pilloud thotë se është hapur procedura për zbardhjen e krimit.

Sipas autoriteteve, autori i dyshuar ishte i panjohur për policinë. Bëhet fjalë për një 55-vjeçar nga rajoni. Siç shpjegoi më tej komandanti Varone, qitësi i dyshuar kishte aplikuar për patentën e armëve të zjarrit, e cila i ishte miratuar, shkruan srf.ch. Megjithatë, në emrin e tij nuk kishte asnjë armë të regjistruar. Hetimi duhet të tregojë se nga ka ardhur arma e vrasjes.

Nga të dhënat e para dyshohet se motivi ka qenë një mosmarrëveshje private, përcjell albinfo.ch. Hetimet kanë ndjekur rrugë të ndryshme, u tha në konferencën për media. Në pasditen e sotme janë zhvilluar intervistat e dëshmitarëve dhe hetimet mjeko-ligjore.

Policia kantonale e Valisit thotë se në lidhje me këtë krim nuk kishte asnjë rrezik për popullatën.

The post Valis: Një person vret dy veta dhe në fund vetëvritet appeared first on Albinfo.