ASH e Selës: Shfuqizohet Balansuesi, nuk ka më punësime për shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Zijadin Selës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngrirje të balancuesit. Sipas tyre, ky është një hap i madh për deshqiptarizimin e shtetit. The post ASH e Selës: Shfuqizohet Balansuesi, nuk ka më punësime për shqiptarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

ASH e Selës: Shfuqizohet Balansuesi, nuk ka më punësime për shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Zijadin Selës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngrirje të balancuesit. Sipas tyre, ky është një hap i madh për deshqiptarizimin e shtetit.

“Vendimi i sotëm për ndërprerjen e Balansuesit është goditje për një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Prej sot e tutje, nuk do të ketë më vende të garantuara për punësim dhe emrime në pozicione udhëheqëse të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera jo shumicë. Urojmë zotëri Arben Taravarin për “fitoren” e tij të madhe kundër shqiptarëve dhe servilizmin ndaj kësaj Qeverie antishqiptare. Ai ia kaloi edhe Mickoskit dhe Dimitrievskit duke u shprehur decid kundër punësimit në baza etnike dhe ishte lajmëtari i fundit i këtij vendimi që pasoi sot.

Kujtojmë Gjykatën Kushtetuese se ky ka qenë institucioni që në historinë e shtetit ka shkaktuar diskriminimin dhe padrejtësitë më të mëdhaja dhe si pasojë edhe trazirat më të kobshme. Kujtojmë Qeverinë aktuale monoetnike, ku tanimë nuk dallojnë as partnerët servil të cilët u bënë në një zë me Mickoskin dhe Stoilkoviçin, se po e çojnë vendin 24 vite pas, në kohën e para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Sot e pa i gjithë opinioni se kush janë skenaristët e destabilizimit dhe kush dëshiron tensione. Duke akuzuar shqiptarët e duke shtypur po shqiptarët njëkohësisht, nuk do të arrini të realizoni planet tuaja, e aq më pak të na kompleksoni e frikësoni. Ne, bashkë me shqiptarët nuk do të pranojmë vendime të këtilla arbitrare, me mbivotim etnik, që rrënojnë të arriturat e deritanishme nga Marrëveshja e Ohrit.

Për situatën e krijuar do të alarmojmë edhe garantuesit e MO-së, Bashkësinë Ndërkombëtare dhe do të ngrejmë zërin në çdo formë demokratike dhe legjitime.

Ju që nuk vleni më për asgjë, e që u bëtë servil dhe ekzekutues të vendimeve më të rënda ndaj shqiptarëve, do të mbaheni mend në histori gjatë kohë për tradhtitë tuaja!”, thuhet në reagimin e ASH-së, krahu i Selës.

The post ASH e Selës: Shfuqizohet Balansuesi, nuk ka më punësime për shqiptarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .