Vetëm një kandidat për drejtor në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Në Konkursin për përzgjedhjen e drejtorit të Kopshtit Zoologjik në Shkup, është paraqitur vetëm një kandidat. Konkursi është publikuar paraprakisht nga Qyteti i Shkupit, përcjell Meta, transmeton Portalb.mk. Gjorgi Galetanovski është kandidati i vetëm, i cili edhe më herët ka qenë në këtë pozitë. Ai deklaroi që ka aplikuar pas kërkesës së shumë qytetarëve të […]

Vetëm një kandidat për drejtor në Kopshtin Zoologjik të Shkupit
Kopshti zoologjik Shkup, foto: Kopshti zoologjik

Në Konkursin për përzgjedhjen e drejtorit të Kopshtit Zoologjik në Shkup, është paraqitur vetëm një kandidat. Konkursi është publikuar paraprakisht nga Qyteti i Shkupit, përcjell Meta, transmeton Portalb.mk.

Gjorgi Galetanovski është kandidati i vetëm, i cili edhe më herët ka qenë në këtë pozitë.

Ai deklaroi që ka aplikuar pas kërkesës së shumë qytetarëve të Shkupit dhe Maqedonisë, dhe nevojës për kafshëve dhe kolegëve që meritojnë kushte më të mira.

Galetanovski kërkoi një mandat vetëm njëvjeçar për të dëshmuar se mund të kthen dinjitetin e këtij Kopshti, përmes bashkëpunimit me kompani të ndryshme.

Kujtojmë që në qershor të vitit 2023, Kopshti Zoologjik i Shkupit humbi statusin e kandidatit për anëtarësim në Asociacionin evropian të kopshteve zoologjike. Kjo erdhi për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të vendosura nga EAZA në dy vitet e fundit.