Atentati, Medvedev: E sigurt që Trump i ka të fituara zgjedhjet presidenciale

“Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka fituar paraprakisht në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara”. Kështu u shpreh të hënën zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev. “Ai sigurisht ka fituar. Vetëm nëse nuk i bëhet atentat”, shkroi Medvedev në llogarinë e tij në rrjetin social X dhe bashkangjiti një foto të [...]Read More...

Atentati, Medvedev: E sigurt që Trump i ka të fituara zgjedhjet presidenciale

“Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka fituar paraprakisht në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara”.

Kështu u shpreh të hënën zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev.

“Ai sigurisht ka fituar. Vetëm nëse nuk i bëhet atentat”, shkroi Medvedev në llogarinë e tij në rrjetin social X dhe bashkangjiti një foto të Trump, kur u arrestua zyrtarisht në gusht 2023.

Më 13 korrik, Trump i mbijetoi një atentati gjatë tubimit të fushatës së tij në Pensilvani. Republikani u plagos. Sipas raportimeve të fundit, ai është i sigurt, ka marrë një lëndim të lehtë – plumbi i ka shpuar veshin e djathtë./abcnews.al