Azemi për Qeverinë Kurti: Patriotizëm fals nëpër ura e trajtim çnjërëzor të minatorëve nëpër horizonte të Trepçës

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti lidhur me çështjen e pagave për minatorët. Sipas Azemit, Qeveria e Kosovës po mundohet ta imponojë si kryeçështje hapjen e Urës së Ibrit, përderisa në anën tjetër mbi 1000 minatorë janë duke punuar pa paga për muaj me radhë, transmeton […]

Azemi për Qeverinë Kurti: Patriotizëm fals nëpër ura e trajtim çnjërëzor të minatorëve nëpër horizonte të Trepçës
azemi-per-qeverine-kurti:-patriotizem-fals-neper-ura-e-trajtim-cnjerezor-te-minatoreve-neper-horizonte-te-trepces

azemi-per-qeverine-kurti:-patriotizem-fals-neper-ura-e-trajtim-cnjerezor-te-minatoreve-neper-horizonte-te-trepces

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti lidhur me çështjen e pagave për minatorët.

Sipas Azemit, Qeveria e Kosovës po mundohet ta imponojë si kryeçështje hapjen e Urës së Ibrit, përderisa në anën tjetër mbi 1000 minatorë janë duke punuar pa paga për muaj me radhë, transmeton Front Online.

“Tash e disa muaj, Qeveria e Kosovës po tenton ta imponojë si kryeçështje hapjen e Urës së Ibrit. Këtë, në një kohë kur po i përfundon mandati pa asnjë sukses të ndjeshëm e pa asnjë projekt të prekshëm. Jo shumë larg kilometra larg urës, gjenden minatorët e Trepçës, në terrin e thellësive të minierës, duke punuar pa paga. Mbi 1000 minatorë që çdo ditë punojnë në rrezik nga mungesa e kushteve, pa pagat që iu takojnë, tash i kanë edhe familjet e tyre në krizë e vështirësi financiare”, ka deklaruar Azemi.

Azemi thotë se kjo Qeveri po i trajton në mënyrë jo të duhur, minatorët e Trepçës, siç shprehet ai, ashtu ngjajshem siç i ka trajtuar edhe mësimëdhënësit, mjekët, policët e punonjës tjerë.

“Në anën tjetër, kërkesa për t’u kompensuar puna e tyre e për të marrë atë që iu takon, po merr përgjigje arrogancën e një pushteti populist. Ata po trajtohen siç kjo qeveri i trajtoi mësimdhënësit, mjekët e infermierët, policët dhe çdo punonjës tjetër të këtij vendi”, ka shkruar ai.

“Një kryeministër me 3 zëvendësa të tij e 15 ministra, për katër vjet s’u dëgjuan për tema të mirëqenies e jetës më të mirë. Vetëm polarizim e përçarje brenda e konfrontim jashtë. Zotimet e tyre të dikurshme i kanë zëvendësuar tërësisht me propagandë. Këtë po e shohim çdo ditë. Grafika e statistika në rrjete sociale, por varfëri e mjerim në realitet. Patriotizëm fals nëpër ura e trajtim çnjërëzor të minatorëve nëpër horizonte të Trepçës. Nga krejt e drejt, krejt drejt humnerës”, ka vijuar ai./Front Online/

Postimi i plotë: