BDI tërheq kryetarët e komunave nga BNjVL? Arifi: Ka nismë nga disa kryetarë komunash, do të diskutohet

BDI-ja është duke e menduar opsionin për të tërhequr kryetarët e saj të komunave nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, organ ky ku koordinohen aktivitetet për punën e komunave. The post BDI tërheq kryetarët e komunave nga BNjVL? Arifi: Ka nismë nga disa kryetarë komunash, do të diskutohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

BDI tërheq kryetarët e komunave nga BNjVL? Arifi: Ka nismë nga disa kryetarë komunash, do të diskutohet

BDI-ja është duke e menduar opsionin për të tërhequr kryetarët e saj të komunave nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, organ ky ku koordinohen aktivitetet për punën e komunave. Siç mëson TV21 nga burime të tij, ky hap i integristëve mund të vijë pasi kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e kësaj partie, po anashkalohen në koordinimet që bën BNJVL dhe se ky institucion por keqpërdoret për arsye politike nga Qeveria aktuale e drejtuar nga VMRO-DPMNE.

I pyetur rreth kësaj, kryetari i Likovës që nga BDI, Ekran Arifi, dhe që është edhe anëtar i këshillit drejtues të BNJVL-së, nuk dha shumë detaje, por konfirmon se disa kryetarë komunash të BDI-së kanë ndërmarrë nisma që këto çështje të diskutohen brenda partisë dhe eventualisht nëse konstatohet gjendja e tillë, të sillet vendim për distancim nga BNJVL.

Arifi mendon se BNJVL si institucion duhet të qëndrojë larg politikave ditore dhe të shihet interesi i komunave dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve që jetojnë në to. Çdo veprim i njëanshëm do të shkaktojë kaos të përgjithshëm në shtet, përfundon Arifi.

BNJVL koordinon aktivitetet për punën e komunave, me qëllim, siç thuhet në faqen e saj zyrtare, të realizimit më thelbësor të aspiratave dhe përpjekjeve për ngritjen e cilësisë së realizimit demokratik të proceseve me karakter lokal, ka rëndësi të madhe. Aktualisht kryetar i BNJVL-së është Orce Gjeorgjievski, kryetar i Kisella Vodës që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Nënkryetar është Visar Ganiu, i komunës së Çairit, që është pjesë e koalicionit VLEN. VMRO dhe VLEN aktualisht janë partnerë koalicioni në pushtetin qendror.

The post BDI tërheq kryetarët e komunave nga BNjVL? Arifi: Ka nismë nga disa kryetarë komunash, do të diskutohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .