“Beogradi e pranoi kushtin e Macronit, po përgatitet arrestimi i Radoiçiqit”, thotë Trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, tha se Beogradi zyrtar e ka pranuar kushtin e presidentit francez Emmanuel Macron për shkuarjen në Serbi dhe se po përgatitet arrestimi i Milan Radoiçiqit. “Lajmi i ri është se gjyqësori i Serbisë, prokuroria dhe autoritetet e Serbisë kanë kërkuar zyrtarisht materiale nga autoritetet e […]

“Beogradi e pranoi kushtin e Macronit, po përgatitet arrestimi i Radoiçiqit”, thotë Trajkoviq
“beogradi-e-pranoi-kushtin-e-macronit,-po-pergatitet-arrestimi-i-radoiciqit”,-thote-trajkoviq

“beogradi-e-pranoi-kushtin-e-macronit,-po-pergatitet-arrestimi-i-radoiciqit”,-thote-trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, tha se Beogradi zyrtar e ka pranuar kushtin e presidentit francez Emmanuel Macron për shkuarjen në Serbi dhe se po përgatitet arrestimi i Milan Radoiçiqit.

“Lajmi i ri është se gjyqësori i Serbisë, prokuroria dhe autoritetet e Serbisë kanë kërkuar zyrtarisht materiale nga autoritetet e Kosovës për Banjskën dhe se do të përgatisin seriozisht arrestimin e Radoiçiqit. “Vuçiq e pranoi,” tha ajo në N1, transmeton Klankosova.tv.

Sipas saj, forca e serbëve dhe rezistenca e tyre është pakësuar me largimin e Radoiçiqit nga Kosova dhe njerëzit që ai mori me vete.

Trajkoviq ka komentuar edhe paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit me ç’rast siç deklaroi se “kjo nuk është e nevojshme sepse katër ura në veri të Kosovës tashmë funksionojnë”.