Biden mbështet Kamala Harris si kandidate për presidente të SHBA-së, Bill dhe Harry Clinton – pro

Pas tërheqjes nga gara, presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se mbështet zëvendëspresidenten, Kamala Harris si kandidate të demokratëve për presidente të SHBA-së. Joe Biden ka mbështetur zëvendëspresidenten e tij Kamala Harris për të zënë vendin e tij si kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale. “Sot dua të […] The post Biden mbështet Kamala Harris si kandidate për presidente të SHBA-së, Bill dhe Harry Clinton – pro appeared first on Albinfo.

Biden mbështet Kamala Harris si kandidate për presidente të SHBA-së, Bill dhe Harry Clinton – pro

Pas tërheqjes nga gara, presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se mbështet zëvendëspresidenten, Kamala Harris si kandidate të demokratëve për presidente të SHBA-së.

Joe Biden ka mbështetur zëvendëspresidenten e tij Kamala Harris për të zënë vendin e tij si kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale.

“Sot dua të ofroj mbështetjen dhe miratimin tim të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë është koha që të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bëjmë këtë”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.

 

Bill dhe Hillary Clinton kanë mbështetur Kamala Harris për të udhëhequr demokratët në zgjedhjet amerikane.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ata kanë falënderuar Bidenin për karrierën e tij “të jashtëzakonshme” të shërbimit përpara se të shpreheshin të nderuar të mbështesnin zonjën Harris.

Sipas tyre, kjo ishte mënyra më e mirë për të ndaluar Donald Trump që të rihynte në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë si president.

“Ne kemi jetuar nëpër shumë rënie-ngritje, por asgjë nuk na ka bërë më të shqetësuar për vendin tonë sesa kërcënimi i paraqitur nga një mandat i dytë i Trump-it”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ndryshe, Hillary Clinton ishte gruaja e parë që u nominua për presidente nga një parti e madhe politike kur demokratët e zgjodhën atë në vitin 2016 – pavarësisht se fitoi votën popullore, ajo humbi zgjedhjet ndaj Donald Trump.

 

The post Biden mbështet Kamala Harris si kandidate për presidente të SHBA-së, Bill dhe Harry Clinton – pro appeared first on Albinfo.