Biden-Netanyahu bisedë telefonike për pozicionin e forcave izraelite në Gaza

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të ketë këtë të mërkurë një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, e cila do të fokusohet në një kërkesë të re të kreut të qeverisë izraelite për forcat ushtarake izraelite që ka vendosur përgjatë korridorit tokësor midis Egjiptit dhe Gazës. Presidenti amerikan dëshiron që Netanyahu të zbusë qëndrimin izraelit [...]Read More...

Biden-Netanyahu bisedë telefonike për pozicionin e forcave izraelite në Gaza

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të ketë këtë të mërkurë një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, e cila do të fokusohet në një kërkesë të re të kreut të qeverisë izraelite për forcat ushtarake izraelite që ka vendosur përgjatë korridorit tokësor midis Egjiptit dhe Gazës.

Presidenti amerikan dëshiron që Netanyahu të zbusë qëndrimin izraelit për këtë çështje.

Në bisedimet për t’i dhënë fund armiqësive, Hamasi po kërkon një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza, duke përfshirë nga i ashtuquajturi Korridori i Filadelfias, një brez i ngushtë toke 14.5 km që kalon përgjatë kufirit bregdetar në pjesën jugore të enklavës me Egjiptin.

Izraeli dëshiron të mbajë kontrollin e korridorit, të cilin e kapi në fund të majit, pasi shkatërroi dhjetëra tunele nën të, që sipas tij ishin përdorur për të kontrabanduar armë për grupet e armatosura të Gazës./abcnews.al