Biden vlerëson vendimin e Harris për të zgjedhur Walz si kandidat për zv.president

Presidenti amerikan, Joe Biden ka lavdëruar zëvendëspresidenten dhe kandidaten demokrate për president, Kamala Harris për zgjedhjen e Tim Walz-it si kandidat të saj. “Ata do të jenë mbrojtësit më të fortë të lirive tona personale dhe të demokracisë sonë. Dhe ata do të sigurojnë që Amerika të vazhdojë të udhëheqë botën dhe të luajë rolin [...]Read More...

Biden vlerëson vendimin e Harris për të zgjedhur Walz si kandidat për zv.president

Presidenti amerikan, Joe Biden ka lavdëruar zëvendëspresidenten dhe kandidaten demokrate për president, Kamala Harris për zgjedhjen e Tim Walz-it si kandidat të saj.

“Ata do të jenë mbrojtësit më të fortë të lirive tona personale dhe të demokracisë sonë. Dhe ata do të sigurojnë që Amerika të vazhdojë të udhëheqë botën dhe të luajë rolin e saj si kombi i domosdoshëm”, tha Biden.

“Është koha që të gjithë demokratët – dhe në të vërtetë të gjithë amerikanët – të përkushtuar ndaj lirisë, demokracisë dhe udhëheqjes amerikane në botë, të mblidhen pas biletës Harris-Walz. Çdo brez amerikanësh përballet me një moment kur atyre u kërkohet të mbrojnë demokracinë amerikane. Ai moment është tani”, shkroi Biden në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti shtoi se ai e njeh Walz-in për gati dy dekada, ndërsa ai renditi pikat kryesore të rrugëtimit të tij në politikën publike./abcnews.al