Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës: Ofensiva ruse pritet të përfundojë brenda 2 muajsh

Presioni kryesor i ofensivës së Rusisë duhet të përfundojë brenda një muaji e gjysmë ose dy, tha shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës (HUR) Kyrylo Budanov. “Praktika e një lufte 10-vjeçare tregon se potenciali sulmues i asnjërës palë nuk zgjat më shumë se dy muaj. Operacionet sulmuese ruse po i afrohen tre muajve, kështu që [...]Read More...

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës: Ofensiva ruse pritet të përfundojë brenda 2 muajsh

Presioni kryesor i ofensivës së Rusisë duhet të përfundojë brenda një muaji e gjysmë ose dy, tha shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës (HUR) Kyrylo Budanov.

“Praktika e një lufte 10-vjeçare tregon se potenciali sulmues i asnjërës palë nuk zgjat më shumë se dy muaj. Operacionet sulmuese ruse po i afrohen tre muajve, kështu që do të ketë një rënie,” tha Budanov.

Gjenerali Oleksandr Pivnenko, komandanti i Gardës Kombëtare të Ukrainës, tha se paraqiti një afat kohor të ngjashëm në korrik, kur ai vlerësoi se ofensiva ruse do të mbyllej brenda një muaji e gjysmë.

“Ne po përgatitemi për këtë. Prandaj, gjithçka varet nga ne, çfarë do të jenë veprimet tona. A do të ulemi e të presim, le të kalojnë katër apo pesë muaj dhe gjithçka do të ndodhë përsëri? Apo do të veprojmë në mënyrë proaktive?”, shtoi ai.

Rusia nisi një ofensivë të re në pjesën veriore të rajonit të Kharkiv në maj, por operacioni u pa nga shumë ekspertë si një përpjekje për të shpërqendruar forcat ukrainase./abcnews.al