Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja The post Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,57 % në raport me vendimin e datës 26.8.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) ulen për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,390 den/kg dhe do të jetë 44,780 den/kg.

Nga data 3.9.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 76,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 78,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 69,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 44,780 (denarë/kilogram).

The post Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Flaka, në çdo lajm... .