Si institucionet përballen me dezinformatat?

Rezistenca institucionale ndaj dezinformatave dhe ndikimit të huaj malinj është thelbësore për ruajtjen e strukturës demokratike të Maqedonisë së Veriut. Duke adoptuar një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin korniza të forta The post Si institucionet përballen me dezinformatat? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Si institucionet përballen me dezinformatat?

Rezistenca institucionale ndaj dezinformatave dhe ndikimit të huaj malinj është thelbësore për ruajtjen e strukturës demokratike të Maqedonisë së Veriut. Duke adoptuar një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin korniza të forta politikash, përparime teknologjike, angazhim publik dhe bashkëpunim ndërkombëtar, vendi mund të forcojë mbrojtjen e tij kundër këtyre kërcënimeve komplekse

Fillimi i shekullit XXI po shënon epokën ku informacionet apo më konkretisht dezinformatat janë shndërruar në një ndër armët më të fuqishme të superfuqive globale dhe grupeve të ndryshme të interesit, dhe ku institucionet me theks të veçantë ato të cilët merren me politikën e jashtme të shtetit, po përballen me sfida të paprecedentë.

Sikurse dalja në pah e rrjeteve sociale ndikoi dukshëm në procedimin e informacionit me shpejtësi rrufeje, poashtu edhe popullariteti i platformave dixhitale ku ditë e më shumë po dominojnë në komunikimin online, ka bërë që rezistenca e institucioneve ndaj dezinformatave dhe ndikimit malinj të huaj është shfaqur si një ndër çështjet thelbësore për vendet e Ballkanit Perëndimor me theks të veçantë në Maqedoni. Maqedonia e pozicionuar në kryqëzimin e interesave gjeopolitike lindore dhe perëndimore, përballet me sfida unike në këtë fushë. Forcimi i qëndrueshmërisë institucionale ndaj ndikimeve malinje nuk është jetik vetëm për sigurinë kombëtare, por edhe për ruajtjen e integritetit demokratik dhe besimit publik. Artikulli ka për qëllim të eksploron peizazhin e dezinformatave dhe ndikimit të huaj në Maqedoninë e Veriut, rezistencën e institucioneve ndaj ndikimeve malinje dhe hapat e ardhshme të nevojshme për të forcuar qëndrueshmërinë ndaj ketyre ndikimeve.

NDIKIMI I HUAJ KEQDASHËS (MALINJ) NËPËRMJET DEZINFORMATAVE NË MAQEDONI

Aspiratat strategjike të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) e kanë bërë atë një pikë qendrore për ndikimin e huaj keqdashës, veçanërisht nga Rusia dhe Kina. Këto vende kanë interesa në formësimin e peizazhit politik dhe ekonomik të Ballkanit në përputhje me qëllimet e tyre strategjike.

Rusia, për shembull, është implikuar në përhapjen e dezinformatave për të nxitur skepticizmin ndaj NATO-s dhe BE-së. Njëherit, në hulumtimin “Nxitësit e mashtrimit: Si mënyra se si ne mendojmë nxit dezinformimin” nga National Endowment for Democracy (NED), Rusia është identifikuar si burimi kryesor i dezinformatave në Ballkan. Autorët e hulumtimit theksojnë se Rusia ka një rol serioz në përhapjen e lajmeve të rreme në Maqedoninë e Veriut, dhe si shembull ata marrin propagandën që u përhap para dhe gjatë referendumit në 2018.Gjithashtu ne hulumtim theksohet se “Në muajt para referendumit, faqet në Facebook dhe Twitter u shfaqën duke bërë thirrje për bojkot të referendumit dhe duke përhapur informacione të rreme për NATO-n dhe Perëndimin, duke nxitur tensionet ndëretnike në vend, i cili ka një pakicë të madhe etnike shqiptare. U qarkulluan imazhe të tmerrshme të një gruaje të rrahur nga policia sepse ishin kundër referendumit, i cili synonte të ndezte pasionet e popullit, duke e barazuar votimin në referendum me pjesëmarrjen në fashizëm apo nazizëm. Kancelarja Angela Merkel me mustaqe hitleriane dhe mesazh “Bojkoto gjenocidin e popullit maqedonas”.

Kjo na ve ne dijeni që duke promovuar narrativë që vënë në dyshim përfitimet e integrimit në BE dhe NATO, Rusia kërkon të ruajë ndikimin e saj në rajon dhe të parandalojë prezencën dhe ndikimin e mëtejshëm të institucioneve perëndimore.

Gjithashtu edhe ish-ministri i jashtëm i RMV, Bujar Osmani në një deklaratë për Euronews pati theksuar qe Rusia po përdor fushata dezinformuese të synuara – duke përfshirë përhapjen e lajmeve të rreme përmes trollëve të internetit – për, siç thotë ai, “të shpërbëjë strukturën shoqërore të shoqërisë” në vend si dhe në Ballkanin Perëndimor dhe të ngadalësojë pranimin e tyre në BE.

Ndërsa nga ana tjetër qasja e Kinës, megjithëse e ndryshme, është po aq e fuqishme. Nëpërmjet investimeve të rëndësishme ekonomike dhe projekteve të infrastrukturës, Kina synon të përhapë një imazh të favorshëm të modelit të saj të qeverisjes, shpesh të shoqëruar nga fushata dezinformuese delikate që nxjerrin në pah epërsinë e supozuar të sistemit kinez.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Ana Kërstinovska, eksperte për marrëdhëniet Kinë – BE – Ballkanin Perëndimor thekson se “Propaganda kineze ka qëllime të shumëfishta. Një nga më kryesoret është portretizimi i Kinës në një dritë ekskluzivisht pozitive. Prandaj theksi vihet tek arritjet ekonomike kineze, të cilat padyshim janë në një nivel të lartë në 40 vitet e fundit. Gjithnjë e më shumë theksi vihet në teknologjinë kineze dhe përparimin teknologjik. Dhe ka një tendencë për të eliminuar, minimizuar ose relativizuar çdo kritikë që mund t’i drejtohet Kinës”. Ndërkohe ne kontekst te Maqedonisë ajo thekson se “Sipas filozofisë se politikes se jashtme kineze, nuk ka shtete te mëdha apo te vogla. Secili shtet ka një rendësi. Sidomos ne kontekstin e Maqedonisë, ne jemi shtet anëtar i NATO-s, anëtar i OKB-se, Organizata Botërore e Tregtisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNESCO dhe një sërë organizatash të tjera ndërkombëtare ku zëri ynë ka të njëjtën peshë me zërat e vendeve të mëdha të botës.

Megjithëse Kina nuk përdore metodat e njëjte te ndikimit dhe manipulimit sikurse Rusia, mundohet qe nëpërmjet mjete propaganduese te krijon imazh pozitiv përpara opinionit publik ne rajon e Ballkanit Perëndimor.

 REZISTENCA INSTITUCIONALE NDAJ DEZINFORMATVE DHE NDIKIMEVE MALINJE

Ndërtimi i rezistencës ndaj këtyre kërcënimeve të shumanshme kërkon një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin zhvillimin e politikave, inovacionin teknologjik, angazhimin publik etj. Maqedonia e Veriut ka bërë përparime të rëndësishme në këto fusha, megjithëse janë të nevojshme përpjekjet e vazhdueshme për t’u përshtatur me sfidat në zhvillim.

Sipas Biljana Radeva, eksperte për marrëdhënie me publikun, thotë se trajtimi i dezinformatave mund të bëhet në dy mënyra: transparencë aktive dhe investim të vazhdueshëm në kuadro profesional.

“Kur një institucion me iniciativën e tij publikon informacione për punën e tij, për mënyrën se si merren vendimet dhe politikat, si dhe pse propozohen zgjidhje ligjore, zvogëlohet hapësira për spekulime dhe përhapje të lajmeve të rreme, pra ne nuk do të përfundojmë në një situatë ku të ketë një heshtje institucionale, në mënyrë që publiku të plotësojë vetë boshllëqet e informacionit. Mënyra tjetër është përmirësimi i vazhdueshëm i kapaciteteve të institucioneve, pra investimi në punonjës dhe mjete pune. Unë kam punuar për gati dy dekada në shërbimin publik vendas dhe të huaj dhe përvoja ime më ka treguar se kur ke profesionistë që merren me marrëdhëniet me publikun, ose njerëz që janë në institucion për një kohë të gjatë dhe që u trajnohen vazhdimisht dhe avancimi, atëherë përballja me dezinformimin është më e lehtë. Ata janë personeli që e dinë se nga cilat qendra vijnë sulmet, çfarë synohen më shpesh dhe e njohin mjaft mirë institucionin në të cilin punojnë për të ditur se çfarë reagimi duhet”, deklaroi Biljana Radeva, e cila ka punuar edhe në kabinetin e ish-presidentit Stevo Pendarovski.

Ndërkohe Xhenis Sulimani, gazetar por pjesëtar i kabinetit të ish ministrit të jashtëm Bujar Osmani,thekson se lajmet e rrejshme janë bërë trend. Dhe sipas tij, kjo falë zhvillimit dinamik të teknologjisë, respektivisht rrjeteve sociale.

“Institucionet në të shumtën e rasteve e kanë luftën e humbur, për shkak shpejtësisë me të cilën arrin lajmi deri te qytetarët. Mekanizmi i vetëm mbrojtës i institucioneve, mendoj unë, është transparenca e tyre, hapja ndaj mediave dhe qytetarëve. Institucionet duhet të jenë më bashkëpunues me gazetarët, më të qasshëm, me qëllim që lajmi i rremë mos të merr hovin që synon. Moshapja e institucioneve krijon terren për lajmet e rrejshme dhe i bën të njëjtat protagonist në opinion. Takimet e shpeshta të prijësve ose përfaqësuesve të institucionit me mediat, përmes brifingjeve ose konferencave për mediat, ku ka hapësirë për përgjigje ndaj secilës çështje të hapur, janë mburojë e mirë ndaj dezinformatava, dhe informacioneve dashakeqe”, ka theksuar Xhenis Sulimani, gazetar.

SFIDAT DHE DREJTIMET E SË ARDHMES

Pavarësisht progresit të rëndësishëm, Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me disa sfida në përpjekjet e saj për të ndërtuar qëndrueshmëri institucionale kundër dezinformatave dhe ndikimit malinj të huaj. Zhvillimi i shpejtë i taktikave të dezinformimit do të thotë qëinstitucionet duhet të përshtaten dhe vazhdimisht te jene inovativ me qellim te krijimit terezistences perballe këtyre kërcënimeve. Sigurimi i fondeve të qëndrueshme dhe mbështetjes politike për iniciativat kundër dezinformimit është jetike. Qeveritë duhet t’i japin përparësi këtyre përpjekjeve, duke pranuar se qëndrueshmëria ndaj dezinformatave është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin demokratik.

Sipas Mihajlo Lahtov, ekspert ne fushën e mediave dhe komunikimit, thotë se fushatat e dezinformimit janë bërë një dukuri e zakonshme në hapësirën e sotme globale të informacionit. Ai thotë se kompanitë e mëdha shumëkombëshe, aktorë të ndryshëm politikë, madje edhe qeveri të tëra përdorin një sërë mjetesh për të kontrolluar dhe manipuluar pikëpamjet dhe qëndrimet e qytetarëve.

“Këtë vit, organizata Freedom House publikoi raportin e saj të fundit për Lirinë e Internetit 2023, duke deklaruar në mënyrë alarmante se për të 13-in vit radhazi, liria e internetit ka rënë. Sipas këtij raporti që mbulon 70 vende, 78% e popullsisë jeton në vende ku njerëzit ndiqen penalisht dhe burgosen për gjëra të postuara në internet, dhe në 67% të vendeve ka njerëz që janë sulmuar apo edhe vrarë për shkak të pikëpamjeve që kanë. të shprehura në internet”, shprehet Llahtov.

Ajo që sipas tij është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe del si një pasqyrë nga ky raport, është se qeveritë në 47 vende (nga gjithsej 70 vende të mbuluara nga sondazhi), kanë përdorur ose janë duke përdorur komentatorë pro-qeveritar të internetit ose bots dhe trolls për të manipuluar opinionin publik. “Ky numër është dyfishuar në vetëm një dekadë, gjë që tregon për tendenca alarmante. Mundësitë që ofrojnë mediat digjitale dhe veçanërisht zhvillimi i inteligjencës artificiale janë të mëdha dhe është e qartë se aktorët politikë në mbarë botën e kanë kuptuar këtë dhe kanë filluar gjithnjë e më shumë t’i përdorin këto mjete për manipulim. Sipas këtij hulumtimi, përdorimi i fabrikave të tëra trolleve, qindra njerëzve që administrojnë mijëra profile të ndryshme të rreme dhe përhapin një shumëllojshmëri të dezinformatave dhe propagandës, është bërë një nga mjetet kryesore të propagandës së disa vendeve dhe qeverive, dhe është shumë problem serioz”, potencoi ai.

Për fund ai thotë se përballja me probleme të tilla, për fat të keq, nuk është e thjeshtë dhe përfshin një sërë aktivitetesh të ndryshme që një shoqëri duhet të zbatojë, duke filluar nga edukimi, roli edukativ i mediave tradicionale (sidomos shërbimit publik), edukimi i të gjitha kategorive të qytetarëve, zbatimi i masave mbrojtëse, masat kundër veprimtarive propagandistike nga vendet e tjera etj.

“Shteti duhet të mendojë dhe të krijojë një strategji se si të përballen me sfidat e epokës së re dixhitale dhe ajo strategji duhet të përfshijë të gjitha segmentet në proces, në radhë të parë arsimin”, deklaroi Llahtov.

Rezistenca institucionale ndaj dezinformatave dhe ndikimit të huaj malinj është thelbësore për ruajtjen e strukturës demokratike të Maqedonisë së Veriut. Duke adoptuar një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin korniza të forta politikash, përparime teknologjike, angazhim publik dhe bashkëpunim ndërkombëtar, vendi mund të forcojë mbrojtjen e tij kundër këtyre kërcënimeve komplekse. Derisa sfidat mbeten, përpjekjet kolektive të qeverisë, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë duhet ofruar një bazë të fortë për një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt. (koha.mk)

The post Si institucionet përballen me dezinformatat? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .