Deputetë të pushtetit dhe të opozitës përplasen verbalisht për propozimin për lojërat e fatit

Me përplasje dhe debate nga pushteti dhe opozita ka filluar seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend. Pas votimit të propozimit të deputetit të VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovskit për heqjen The post Deputetë të pushtetit dhe të opozitës përplasen verbalisht për propozimin për lojërat e fatit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Deputetë të pushtetit dhe të opozitës përplasen verbalisht për propozimin për lojërat e fatit

Me përplasje dhe debate nga pushteti dhe opozita ka filluar seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend. Pas votimit të propozimit të deputetit të VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovskit për heqjen nga rendi i ditës pikën e propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për Lojërat e Fatit, deputeti i Frontit Europian Blerim Bexheti akuzoi deputetët e VLEN-it se në mënyrë jolegjitime përkrahën diçka për të cilën kanë folur gjatë gjithë fushatës parazgjedhore, pra siç tha ai për mbylljen e kazinove, ndërsa sot përkrahën heqjen e këtij ligji nga rendi i ditës .

BLERIM BEXHETI DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN

“Shumica parlamentare mundohet, me këtë propzim që bëri kolegu paraprak dhe e përkrahën që të eskivon një temë, një manipulim të madh që në fushatë parazgjedhore ka bërë partneri juaj që nuk është legjitim nga shqiptarët në këtë shumicë parlamentare, që ka premtuar mbylljen e tërësishme të kazinove dhe tash nëpërmjet kolegut nga VMRO-DPMNE mundohet që ta eviton. I nderuar kolegë janë 2 çështje të ndryshme interpretimi dhe propozim ligji as kontrollin nuk e mohon në asnjë variant edhe nëse votohet ai propozim ligj që është I propozuar nga deputetet e frontit europian. Prandaj është në mënyrë jo parimore, jo korekte dhe më befason fakti që gjithë atë përbetim kanë bërë Izet Mexhiti dhe Arben Taravari për mbyllje të kazinove dhe tah përnjëherë heshtin dhe votojnë që të hiqet ky ligj nga rendi I ditës”.

Deputeti Halil Snopçe nga VLEN tha se deputetët e Frontit Europian si propopzues të ligjit nuk ishin prezentë në seancë që të votojnë kundër tërhejqes së këtij ligji nga rendi I ditës dhe se 10 deputetë nga “VLEN” votuan kundër .

HALIL SNOPÇE DEPUTET NGA VLEN

“Ishte propozim për tërheqjen e pikës së ditës, interesant ishte fakti që 14 deputetë votuan kundër tërheqjes së pikes nga rendi I ditës, prej këtyre 14 deputetëve ishin deputetët e VLENIT, ju që keni propozuar vetëm 4 vota votoni për tërheqje, dmth propozuesit nuk janë në seancë kur duhet të diskutohet për pikën e rendit të ditës e ju tash bëni teatër përsëri. Po ku i kishit deputetët që të votoni kundër tërheqjes. Pra 10 deputetë të VLENIT votojnë kundër tërhejqes, ju votoni vetëm 4 kundër, gjithsej 14 dhe tash bëni teatër. Nuk ka logjikë, boll me teatra më. Normliasht ju e keni mizën ndër kësulë se e shndëruat shtetin në kazino në qiell të hapur”.

/SHENJA/

The post Deputetë të pushtetit dhe të opozitës përplasen verbalisht për propozimin për lojërat e fatit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .