DMSH-ja arriti marrëveshje me pilotët e pensionuar të air-traktorëve

Drejtoria për Mbrojtje Shpëtim (DMSH) arriti më në fund marrëveshje me dy pilotët e pensionuar të air-traktorëve, në luftën kundër zjarreve. Dy pilotët që lidhën mëngjesin e sotëm marrëveshje dolën The post DMSH-ja arriti marrëveshje me pilotët e pensionuar të air-traktorëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

DMSH-ja arriti marrëveshje me pilotët e pensionuar të air-traktorëve

Drejtoria për Mbrojtje Shpëtim (DMSH) arriti më në fund marrëveshje me dy pilotët e pensionuar të air-traktorëve, në luftën kundër zjarreve. Dy pilotët që lidhën mëngjesin e sotëm marrëveshje dolën tashmë në terren dhe po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit në rajonin e Negotinës. Drejtori i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Bekim Maksuti nuk shpalosi detaje lidhur me marrëveshjen dhe pagesën e tyre, por tha se marrëveshja vlen deri në fund të vitit me mundësi për vazhdimin e saj.

“Sot në mëngjes kemi lidhur kontratat me ta, kemi kryer të gjitha procedurat formale juridike me agjencinë për fluturime civile dhe nga momenti që na është dhënë leja për të fluturuar përsëri, veçmë tashmë një orë, dy aeroplanët tanë me këta dy pilotë janë në terren dhe bëjnë shuarjen e zjarreve në rrethinën e Negotinës, konkretisht në malin Serta”, deklaroi Bekim Maksuti, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Nga Qendra për Menaxhim me Krizat thonë se aktualisht ka dy vatra aktive, por për momentin nuk ka rrezik për zjarre në vendbanime.

“Rrezik për jetë njerëzisht nuk ka. Mbetet të shuhen ato zjarre në ambiente të hapura që janë në terren të pa qasshëm…Në rajonin e Negotinës, në fshatin Pepelishtë akoma është aktiv, në fshatin Sert. Duket sikur ka më shumë zjarre, por bëhet fjalë vetëm për një zjarr i zgjeruar në rrethinë. Ka edhe në komunën Novo Sellë, i cili po shuhet po ashtu, një zjarr në pyll”, tha Ilija Bojarovski, QMK.

Avionët për shuarjen e zjarreve të Drejtorisë për mbrotje dhe shpëtim nuk kanë qenë në funksion prej një kohe të gjatë për shkak se për t’i drejtuar ata nuk kishte pilotë. Kohë më parë u bë publike se pilotët e pensionuar kushtëzonin për paga 300 mijë denarëshe që të ktheheshin në punë. Deri tani, në luftën kundër zjarreve, shteti mbështetej vetëm te tre helikopterët e MPB-së, të cilët njëkohësisht janë helikopterë operativë për nevojat e policisë, dhe një helicopter të ushtrisë, oi cili nuk mund të përdoret pa vendim të presidentit të shtetit. Për ballafaqim me zjarret mungojnë edhe burimet e pyjeve kombëtare, për shkak të llogarive të bllokuara të Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë”. /Alsat.mk

The post DMSH-ja arriti marrëveshje me pilotët e pensionuar të air-traktorëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .