Drizan Shala: Po cenohet rendi dhe siguria publike nga grupet kriminale

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë,  për FrontOnline  se veprimet e individëve dhe grupeve kriminale kanë motive të tjera përveç aktiviteteve nacionaliste, dhe janë kryesisht për “qërimin e hesapeve”. Ai theksoi se këto veprime po cenojnë rëndë sigurinë publike dhe kërkoi që mekanizmi i sigurisë së Policisë së Kosovës të hartojë një ri-konceptim të strategjisë […]

Drizan Shala: Po cenohet rendi dhe siguria publike nga grupet kriminale
drizan-shala:-po-cenohet-rendi-dhe-siguria-publike-nga-grupet-kriminale

drizan-shala:-po-cenohet-rendi-dhe-siguria-publike-nga-grupet-kriminale


Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë,  për FrontOnline  se veprimet e individëve dhe grupeve kriminale kanë motive të tjera përveç aktiviteteve nacionaliste, dhe janë kryesisht për “qërimin e hesapeve”.

Ai theksoi se këto veprime po cenojnë rëndë sigurinë publike dhe kërkoi që mekanizmi i sigurisë së Policisë së Kosovës të hartojë një ri-konceptim të strategjisë për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Shala gjithashtu nënvizoi se armët ilegale janë një element kryesor në këto përplasje dhe përdoren për të realizuar qëllimet e individëve dhe grupeve kriminale.

“Veprimet e individëve dhe grupeve kriminale në vend që motive kanë jo aktivitet me motive nacionaliste por qërim te hesapeve janë duke cenuar rend sigurinë publike që ka mbetur anash nga veprimet ne mbrojtjen e sigurisë nacionale të vendit.

Mekanizmi i sigurisë së Policisë do të duhet hartoj një ri-konceptim të strategjisë në veprim për të mbrojtur jetën e qytetareve dhe pronës se tyre në pjesën e sigurisë publike në vend.

 Armët ilegale janë kryesisht element kryesor i qërimit të hesapeve që përdoren ne veprim të tyre individëve dhe grupeve kriminale”, tha Shala.