Ekspertët thonë se lija e majmunit mund të kontrollohet

Mpoxi “nuk është Covid i ri”, sepse autoritetet e kanë të qartë se si të kontrollojnë përhapjen e tij, ka thënë një ekspert kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Megjithë shqetësimin e vërtetë për një variant të ri të virusit dhe një alarm global, drejtori rajonal i Evropës, Dr Hans Kluge u ka thënë gazetarëve, […] The post Ekspertët thonë se lija e majmunit mund të kontrollohet appeared first on Albinfo.

Ekspertët thonë se lija e majmunit mund të kontrollohet

Mpoxi “nuk është Covid i ri”, sepse autoritetet e kanë të qartë se si të kontrollojnë përhapjen e tij, ka thënë një ekspert kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Megjithë shqetësimin e vërtetë për një variant të ri të virusit dhe një alarm global, drejtori rajonal i Evropës, Dr Hans Kluge u ka thënë gazetarëve, se së bashku është e mundur që të trajtohet mpoxi, raporton BBC.

Një rast i variantit të ri, Clade Ib, u konfirmua në Suedi javën e kaluar dhe lidhej me një shpërthim në rritje në Afrikë.

Mpoxi ka vrarë të paktën 450 njerëz në Republikën Demokratike të Kongos.

Ka ende shumë për të mësuar rreth variantit të ri, thonë ekspertët, por ai mund të përhapet më lehtë, duke shkaktuar sëmundje më të rënda.

Asnjë rast i Clade Ib nuk është regjistruaar në Mbretëri të Bashkuar por ekspertët paralajmërojnë se mund të përhapet nëse nuk ndërmerren veprime ndërkombëtare.

Një variant tjetër, Clade II, ishte pas shpërthimit të vitit 2022 që fillimisht preku Evropën dhe vazhdon të qarkullojë në shumë pjesë të botës.

Por ekspertët dinë se si të kontrollojnë mpoxin, pavarësisht nga varianti, përmes veprimeve jodiskriminuese të shëndetit publik dhe qasjes së barabartë në vaksina, sipas Dr Kluge.

Virusi, i cili shkakton ethe dhe skuqje, mund të përhapet nga kontakti lëkurë me lëkurë, duke përfshirë edhe gjatë marrëdhënieve seksuale.

The post Ekspertët thonë se lija e majmunit mund të kontrollohet appeared first on Albinfo.