Eno Kalo, fëmija kurioz që eksploronte me instrumentat muzikore, sot një këngëtar i dashur në Boston!

Eno Kalo: I pavetëdijshëm, që fëmijë, isha kurioz të eksploroja me lodrat muzikore që gjendeshin në shtëpi duke argetuar një pjesë të madhe të familjarëve dhe mysafireve. Muzika në ambjente familjare ka që gjithmonë traditë në Korçë, atje ku dhe unë linda e u rrita. Në vitet më pas, një mbështetje të madhe më dha [...] The post Eno Kalo, fëmija kurioz që eksploronte me instrumentat muzikore, sot një këngëtar i dashur në Boston! appeared first on Kolibri.

Eno Kalo, fëmija kurioz që eksploronte me instrumentat muzikore, sot një këngëtar i dashur në Boston!

Eno Kalo: I pavetëdijshëm, që fëmijë, isha kurioz të eksploroja me lodrat muzikore që gjendeshin në shtëpi duke argetuar një pjesë të madhe të familjarëve dhe mysafireve. Muzika në ambjente familjare ka që gjithmonë traditë në Korçë, atje ku dhe unë linda e u rrita.

Në vitet më pas, një mbështetje të madhe më dha vëllaj i cili kur luante në kitarë më inspironte vazhdimisht.
Vitet kaluan dhe pasi kisha perfeksionuar e mësuar instrumentin e kitarës, nisa të krijoj këngën time të parë e cila u vleresua me çmimin inkurajues në “Festivalin e Serenatës Korçare”.

Nuk kaloi shumë kohë dhe netët e muzikës live, të cilat patën një rol shumë të rëndësishëm në formimin tim profesional, u bënë pjesë e rutinës timë.

Pasi mbarova shkollën e mesme “Raqi Qirinxhi” në moshën 19 vjeçare, vendosa të ndiqja studimet e larta në Athinë, në degën e arkitekturës. Aty m’u dha mundësia të eksploroja edhe më shumë me muzikën.

Pas përfundimit të shkollës, u ktheva përsëri në Shqipëri ku dhe fillova të performoj në disa nga ambjentet më prestigjoze të kryeqytetit.

Momentalisht jetoj ne Boston ku edhe krijoj këngët e mia.

Më poshtë do listoj disa prej titujve të këngëve të publikuara deri tani:

Titujt:

  • “Të Kërkoj”
  • “Fjalë”
  • “Një arsye”
  • “I lirë”
  • “Pezull”
  • “Të marrë”
  • “Dil”
  • “Ajo”
  • “Back to you”
  • “Mistake”

 

The post Eno Kalo, fëmija kurioz që eksploronte me instrumentat muzikore, sot një këngëtar i dashur në Boston! appeared first on Kolibri.