EURO 2024: Shqipëria nesër përballet me Kroacinë

Shqipëria nesër do të përballet me Kroacinë në ndeshjen e dytë të Grupit B në Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2024”, raporton Anadolu. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Volkspark” në Hamburg në orën 15:00. Arbitri i ndeshjes do të jetë nga Franca, François Letexier, ndërsa ndihmësit e Letexierit do të jenë nga i njëjti […]

EURO 2024: Shqipëria nesër përballet me Kroacinë

Shqipëria nesër do të përballet me Kroacinë në ndeshjen e dytë të Grupit B në Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2024”, raporton Anadolu.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Volkspark” në Hamburg në orën 15:00.

Arbitri i ndeshjes do të jetë nga Franca, François Letexier, ndërsa ndihmësit e Letexierit do të jenë nga i njëjti vend Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë zvicerani, Sandro Scharer.

Ndeshjet e para i humbën

Shqipëria dhe Kroacia nuk arritën të shënojnë fitore në ndeshjet e para në grupin që në mesin e tjerëve në kampionat njihet edhe si “grupi i vdekjes”.

Spanja e fitoi Kroacinë me rezultat 3-0 ndërsa kampioni i fundit Italia e mundi Shqipërinë me rezultatin 2-1 duke e rikthyer rezultatin prej 0-1.

Me ndeshjen midis Shqipërisë dhe Kroacisë, të dy kombëtaret do të përpiqen të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kampionat.

Ndeshja e parë mes dy kombëtareve në histori

Ndërkohë, kjo ndeshje do të jetë e para midis dy kombëtareve.

Kroatët, të cilët deri më tani në botërore arritën të fitojnë medalje tri herë, në Kampionatet Evropiane nuk kanë arritur të shkojnë më shumë se çerekfinalet. Në këtë ndeshje Kroacia synon të ruajë pretendimin për të shkuar më tutje duke e fituar Shqipërinë.

Nga ana tjetër, Shqipëria, e cila pas “EURO 2016”, për herë të dytë garon në një kampionat evropian, nuk dëshiron që ta përfundojë “ëndrrën” herët.

11-shet e mundshme

Para ndeshjes, 11-shet e mundshme të ndeshjes sipas ueb faqes së UEFA-s janë si në vijim.

Kroacia: Livakoviq, Stanishiq, Sutalo, Gvardiol, Sosa, Modriq, Suçiq, Kovaçiq, Majer, Budimir, Kramariq.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Bajrami, Ramadani, Laçi, Manaj, Asani.