Euro në nivelin më të ulët ndaj Lekut

Në tregun e këmbimit valutor vendas në Shqipëri, Euro ka regjistruar nivelin më të ulët përballë Lekut në këto vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë euro këmbehet me 99.86 lekë duke zbritur nën kufirin e 100 lekëve ku ishte pozicionuar gjatë muajve të fundit. Pozita në rënie ka regjistruar edhe […] The post Euro në nivelin më të ulët ndaj Lekut appeared first on Albinfo.

Euro në nivelin më të ulët ndaj Lekut

Në tregun e këmbimit valutor vendas në Shqipëri, Euro ka regjistruar nivelin më të ulët përballë Lekut në këto vitet e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë euro këmbehet me 99.86 lekë duke zbritur nën kufirin e 100 lekëve ku ishte pozicionuar gjatë muajve të fundit.

Pozita në rënie ka regjistruar edhe franga zvicerane, ndërsa paundi britanik është forcuar me 0.38 lekë, shkruajnë mediat shqiptare, transmeton albinfo.ch.

Blerjet e eurove në treg edhe pse në nivel më të larta se një vit më parë nga Banka e Shqipërisë duket se nuk kanë mundur që të mbajnë euron mbi nivelin e 100 lekëve.

Por presionet e sezonit rezultojnë më të forta gjatë këtij viti. Kjo konfirmohet edhe nga shifrat e turistëve të huaj vetëm për pjesën e parë të vitit.

 

The post Euro në nivelin më të ulët ndaj Lekut appeared first on Albinfo.