SHBA do të vendosë raketa në Gjermani

Shtetet e Bashkuara do të fillojnë vendosjen e raketave me rreze më të gjatë veprimi në Gjermani në vitin 2026, njoftuan të dy vendet gjatë takimit të NATO-s që po zhvillon punimet në Uashington. Sipas Zërit të Amerikës, këto armë të fuqishme amerikane, që do të vendosen në Gjermani, përbëjnë dislokimin më të rëndësishëm ushtarak […] The post SHBA do të vendosë raketa në Gjermani appeared first on Albinfo.

SHBA do të vendosë raketa në Gjermani

Shtetet e Bashkuara do të fillojnë vendosjen e raketave me rreze më të gjatë veprimi në Gjermani në vitin 2026, njoftuan të dy vendet gjatë takimit të NATO-s që po zhvillon punimet në Uashington.

Sipas Zërit të Amerikës, këto armë të fuqishme amerikane, që do të vendosen në Gjermani, përbëjnë dislokimin më të rëndësishëm ushtarak në Europë që nga Lufta e Ftohtë, teksa lëvizja është një paralajmërim i qartë për Presidentin Vladimir Putin dhe kërcënimet e tij të shtuara.

“Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të aleatëve”, thanë aleatët në një komunikatë të publikuar të mërkurën.

Në komunikatën e lëshuar nga krerët e shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në takimin e NATO-s në kryeqytetin amerikan, aleatët bënë të ditur synimin për t’i ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake me një vlerë prej 40 miliardë euro brenda vitit të ardhshëm.

Dokumenti gjithashtu shprehet me një gjuhë më të ashpër se në të kaluarën ndaj Kinës, duke e quajtur atë si mbështetëse e përpjekjeve luftarake të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe se Pekini vazhdon të paraqesë sfida sistematike për sigurinë euro-atlantike.

 

The post SHBA do të vendosë raketa në Gjermani appeared first on Albinfo.