Kurti prezanton Kosovën si destinacion i përshtatshëm për kompanitë nga Zvicra

Kryeministri veçoi shembullin e konsorciumit “Orllati” nga mërgata në Zvicër, i cili doli fitues në ankandin e parë të energjisë solare dhe që planifikon investim prej 70 milionë euro. The post Kurti prezanton Kosovën si destinacion i përshtatshëm për kompanitë nga Zvicra appeared first on Albinfo.

Kurti prezanton Kosovën si destinacion i përshtatshëm për kompanitë nga Zvicra

Dje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, priti  në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës Eric Nussbaumer me të cilin ka biseduar rreth marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe mundësitë e potencialin që mërgata jonë paraqet për fuqizim dhe thellim të mëtejmë të shkëmbimeve tona.

Kryeministri po ashtu falënderoi shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme, rolin që ka luajtur sidomos përgjatë tri dekadave të fundit, dhe për vendimin për t’ia vazhduar mandatin Swisscoy-it, kontingjentit të trupave zvicerane në Kosovë në kuadër të KFOR-it, deri në 2026.

Në lidhje me mërgatën tonë në Zvicër, ai theksoi interesimin dhe angazhimin e qeverisë për përfshirje dhe kontribut sa më të madh të saj në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri veçoi shembullin e konsorciumit “Orllati” nga mërgata në Zvicër, i cili doli fitues në ankandin e parë të energjisë solare dhe që planifikon investim prej 70 milionë euro. Ai shtoi se në Kosovë ka edhe shumë kompani zvicerane të suksesshme, duke e bërë atë destinacion të leverdishëm edhe për kompani tjera nga Zvicra.

Ata kanë zhvilluar takime dypalëshe edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe zëvendëskryeministren njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

The post Kurti prezanton Kosovën si destinacion i përshtatshëm për kompanitë nga Zvicra appeared first on Albinfo.