Flet Luiza Gega; “Ju kërkoj falje”

Kampionia shqiptare, Luiza Gega, ka përfunduar aventurën e saj në Paris duke u renditur në vendin e nëntë. Atletja 35-vjeçare e mbylli garën me një kohë prej 9:41.27, duke mos arritur të kualifikohet në finale. Në një postim në rrjetet sociale, Luiza kërkoi falje ndaj të gjithë atyre që besuan tek ajo. Postimi i plotë: [...] The post Flet Luiza Gega; “Ju kërkoj falje” appeared first on Kolibri.

Flet Luiza Gega; “Ju kërkoj falje”

Kampionia shqiptare, Luiza Gega, ka përfunduar aventurën e saj në Paris duke u renditur në vendin e nëntë. Atletja 35-vjeçare e mbylli garën me një kohë prej 9:41.27, duke mos arritur të kualifikohet në finale.

Në një postim në rrjetet sociale, Luiza kërkoi falje ndaj të gjithë atyre që besuan tek ajo.

Postimi i plotë:

“Është kaq vështirë të gjesh fjalë kur ndihesh totalisht e dështuar dhe në fakt në këto momente e tillë ndihem. E di që do kalojë, çdo gjë kalon me kohën, por në këtë moment dhemb shumë sepse vërtet jam munduar dhe ëndërruar që do ia dal. Pavarësisht se gjërat që nga muaji prill, pasi u sëmura, morën ‘dishezën’, përsëri përpiqesha fort çdo ditë. Edhe pse me shumë stres nga ndjesitë jo të mira të trupit tim, përsëri rrija me shpresën që do e përballoja një garë të nivelit të lartë, por nuk ndodhi kështu. Edhe pse nuk e kam thënë, kam qenë në dilemë të madhe me veten nëse duhet të vija apo jo, por e di që pengu për të mos e provuar do më lëndonte më shumë. Dua vërtet t’i kërkoj falje kujtdo që besoi tek unë dhe e zhgënjeva dhe falënderoj të gjithë ata që më mbështesin si në ditë të mira ashtu edhe në të vështira.”

The post Flet Luiza Gega; “Ju kërkoj falje” appeared first on Kolibri.