FOTOLAJM/ Trump ndjek fjalimin e Biden: Shumë keq, mezi kuptohet

Donald Trump nuk e ka humbur fjalimin e Joe Biden.  Një nga anëtarët e stafit të Trump postoi imazhin e ish-presidentit në X, i cili qëndronte përpara një ekrani që tregonte Biden. Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit, pas një takimi në Karolinën e Veriut. Ish-presidenti Donald Trump madje [...]Read More...

Donald Trump nuk e ka humbur fjalimin e Joe Biden.  Një nga anëtarët e stafit të Trump postoi imazhin e ish-presidentit në X, i cili qëndronte përpara një ekrani që tregonte Biden.

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit, pas një takimi në Karolinën e Veriut.

Ish-presidenti Donald Trump madje kritikoi ashpër fjalimin e fundit të Presidentit Joe Biden në Zyrën Ovale, duke përdorur platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.

Trump e përshkroi fjalimin e Biden shumë të keq.

“Fjalimi i Joe Biden në Zyrën Ovale mezi kuptohej. Ishte shumë i keq”, tha ai.

Fjalimi i Biden ishte një fjalim emocional që përshkruan arsyet e tërheqjes dhe mbështetjen ndaj Harris. Por pavarësisht situatës së vështirë, Biden u përqendrua në punën e vazhdueshme të administratës së tij, duke u kërkuar amerikanëve që të mbështesin Harris në zgjedhjet e ardhshme.

/abcnews.al