Franca kundër “veprimeve të njëanshme” të Qeverisë së Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka dënuar ashpër shumëfishimin e atyre që i kanë quajtur veprime të njëanshme të institucioneve të Kosovës në veri. Sipas komunikatës, këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para realizimit të perspektivës evropiane të dy vendeve, transmeton albinfo.ch. “Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që […] The post Franca kundër “veprimeve të njëanshme” të Qeverisë së Kosovës appeared first on Albinfo.

Franca kundër “veprimeve të njëanshme” të Qeverisë së Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka dënuar ashpër shumëfishimin e atyre që i kanë quajtur veprime të njëanshme të institucioneve të Kosovës në veri.

Sipas komunikatës, këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para realizimit të perspektivës evropiane të dy vendeve, transmeton albinfo.ch.

“Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i ri i njëanshëm, i cili do të kontribuonte më tej në përshkallëzimin e tensioneve. Franca inkurajon të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të përparojnë në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër”, thuhet në reagim.

Veprimet e përmendura u referohen mbylljes së 9 pikave ilegale të Postës së Serbisë dhe vendimit për të testuar Urën e Ibrit.

The post Franca kundër “veprimeve të njëanshme” të Qeverisë së Kosovës appeared first on Albinfo.