Gashi: Veturat e vjetra po i shkaktojnë probleme zjarrfikësve gjatë punës, situata e keqe

Për Front Online ka folur edhe Shefi i Brigadës së zjarrfikësve Malë Gashi  i cili ndau shqetësimin e tij në lidhje me shtesat e rrezikshmërisë për zjarrfikësit. Ai theksoi se kur ka hyrë në fuqi ligji i pagave, është paralajmëruar se një grup ndërministror do të shqyrtojë arsyet për shtesat e rrezikshmërisë, ata ua kanë […]

Gashi: Veturat e vjetra po i shkaktojnë probleme zjarrfikësve gjatë punës, situata e keqe
gashi:-veturat-e-vjetra-po-i-shkaktojne-probleme-zjarrfikesve-gjate-punes,-situata-e-keqe

gashi:-veturat-e-vjetra-po-i-shkaktojne-probleme-zjarrfikesve-gjate-punes,-situata-e-keqe


Për Front Online ka folur edhe Shefi i Brigadës së zjarrfikësve Malë Gashi  i cili ndau shqetësimin e tij në lidhje me shtesat e rrezikshmërisë për zjarrfikësit.

Ai theksoi se kur ka hyrë në fuqi ligji i pagave, është paralajmëruar se një grup ndërministror do të shqyrtojë arsyet për shtesat e rrezikshmërisë, ata ua kanë ki dërguar të gjitha arsyetimet për këtë nevojë, por nuk kanë marrë përgjigje a duhet të ketë rrezikshmëri për zjarrfikësit apo çfarë vlere duhet të ketë ajo:

“Ne kur ka dalë ligji i pagave e kemi pasur njoftimin se  një grup ndërministror do të merret me analizimin e të gjithë shkresave që e arsyetojnë pse ky profesion duhet të ketë rrezikshmëri , një gjë e tillë ka përfunduar nga ana jonë ne i kemi dërguar  specifikat e punës dhe arsyen pse shërbimi i zjarrfikësve duhet të ketë rrezikshmëri, ketë nuk e kemi dërguar ne drejt mirëpo e kemi dërguar në bashkëpunim  me  agjencinë e menaxhimit të emergjencave ,dhe nuk kemi asnjë përgjigje lidhur me këtë, në vend të parë a duhet të kemi rrezikshmëri , nëse po çfarë vlere duhet të ketë ajo, pra normalisht situata është e keqe ne nuk mund të themi se është mirë, kur  atëherë ne  e kemi pas një shumë të vogël në emër të rrezikshmërisë mirëpo tash e dy vite po bëhen nga shkurti që  nuk janë ekzekutuar më asnjëherë shtesat e rrezikshmërisë “, u shpreh Gashi.

Ai ka shprehur pakënaqësi edhe për kushtet e punës, ku sipas tij një numër i madh i automjeteve që  ata i kanë janë të vjetra kanë shumë defekte dhe u shkaktojnë probleme

“Në përgjithësi në pikën e zjarrfikësve në Prishtinë pajisjet personale mbrojtëse nuk është që jemi  aq keq mirëpo sa i përket automjeteve një numër i madh i tyre kanë probleme dhe na shkaktojnë telashe sepse janë të vjetra”, deklaroi ai

Sindikatat e zjarrfikësve i bëjnë thirrje institucioneve për të shqyrtuar urgjentisht këtë situatë dhe për të siguruar që kërkesat e tyre të merren parasysh, duke përmirësuar kushtet e punës dhe duke rivendosur shtesat e rrezikshmërisë për të mbështetur këta profesionistë të angazhuar në mbrojtjen e jetëve dhe pronave të qytetarëve./FrontOnline/