Gjenden tre mjete shpërthyese të tipit A-6 dhe rreth 100 fishekë në Dejnë të Rahovecit
Tre mjete të dyshuara shpërthimi janë gjetur dje nga një burrë në Rahovec. I njëjti hasi në to, ndërsa ishte duke punuar me ekskavator në fshatin Dejnë. Përveç mjeteve shpërthyese të tipit A-6, ai ka hasur edhe në rreth 100 fishekë. Lidhur me rastin sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është informuar njësia […]
![Gjenden tre mjete shpërthyese të tipit A-6 dhe rreth 100 fishekë në Dejnë të Rahovecit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/655259-gjenden-tre-mjete-shperthyese-te-tipit-a-6-dhe-rreth-100-fisheke-ne-dejne-te-rahovecit.jpg)
Tre mjete të dyshuara shpërthimi janë gjetur dje nga një burrë në Rahovec.
I njëjti hasi në to, ndërsa ishte duke punuar me ekskavator në fshatin Dejnë.
Përveç mjeteve shpërthyese të tipit A-6, ai ka hasur edhe në rreth 100 fishekë.
Lidhur me rastin sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është informuar njësia për deminim.
”Dejnë, Rahovec 18.06.2024-15;40. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se përderisa ishte duke punuar me ekskavator, ka hasur në tri mjete të dyshuara shpërthyes të tipt A-6 dhe rreth 100 fishekë. Është informuar njësia për deminim”.