Gjykata Penale, u anulua rigjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare” 

Në Gjykatën Penale në Shkup u anulua gjykimi për lëndën e “Lidhjes Ndërkombëtare” për shkak të ndryshimit të aktakuzës ndaj njërit prej të akuzuarve në këtë rast. Prokuroria Themelore Publike The post Gjykata Penale, u anulua rigjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare”  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Gjykata Penale, u anulua rigjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare” 

Në Gjykatën Penale në Shkup u anulua gjykimi për lëndën e “Lidhjes Ndërkombëtare” për shkak të ndryshimit të aktakuzës ndaj njërit prej të akuzuarve në këtë rast. Prokuroria Themelore Publike tërhoqi një aktakuzë ndaj të akuzuarës, Jasna Ercegoviq, dhe tani ajo ndiqet vetëm për veprën penale “pastrim parash”. Në ndërkohë i akuzuari i parë, në këtë rast Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, thotë se nuk ka kryer asnjë vepër penale, ndërsa avokati i tij, Sasho Dukovski, thotë se në aktakuzën e dorëzuar vazhdon të ketë shumë paqartësi.

“Arsyetimi është pothuajse i njëjtë, ku mbetet e njëjta vepër penale, “Mashtrim”, ku thuhet, se kinse unë këtë e kam bërë vetë. Mendoj se kjo akuzë është përtej çdo arsye dhe logjik, pasi që nuk kam e kam kryer këtë vepër penale.”, – theksoi i akuzuari, Bojan Jovanovski – Boki 13.

“Ende nuk është sqaruar se kush është i dëmtuar nga kjo vepër penale. Sepse në sqarimin e vendit të Gjykatës Penale për rigjykim të kësaj lënde ishte të sqarohet se kush është i dëmtuar në rastin konkret, respektivisht personi juridik apo personi fizik. Nuk munden të dytë! Mandej pash se aktet e shënuara në veprën penale “Mashtrim” tani janë ndaj të akuzuarit dhe personit juridik, gjë e cila nuk mund të ndodh.”, – u shpreh avokati mbrojtës, Sasho Dukovski.

Themeluesi i “Lidhjes Ndërkombëtare” joqeveritare, Bojan Jovanovski, me vendim jofuqiplotë u dënua me nëntë vite burg për rastin “Reket”, ku ai akuzohet për “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor” dhe për “pastrim parash”, së bashku me ish-prokuroren speciale, Katica Janeva, e cila u dënua me shtatë vite për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

The post Gjykata Penale, u anulua rigjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare”  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .