QMK: Dy zjarre aktive në RMV, shtatë janë nën kontroll

Në muajin korrik janë regjistruar 765 zjarre të përmasave të mëdha, njoftoi Qendra për Menaxhimi me Kriza (QMK), transmeton Portalb.mk. Sipas QKM-së, shumica e zjarreve prekën barin e lartë të thatë, kashtë, pyje me kërcell të ulët, të degraduar dhe deponi. Në një terren të tillë janë regjistruar gjithsej 608 zjarre, ndërsa 157 janë zjarre […]

QMK: Dy zjarre aktive në RMV, shtatë janë nën kontroll
Zjarr. Foto: QMK

Në muajin korrik janë regjistruar 765 zjarre të përmasave të mëdha, njoftoi Qendra për Menaxhimi me Kriza (QMK), transmeton Portalb.mk.

Sipas QKM-së, shumica e zjarreve prekën barin e lartë të thatë, kashtë, pyje me kërcell të ulët, të degraduar dhe deponi. Në një terren të tillë janë regjistruar gjithsej 608 zjarre, ndërsa 157 janë zjarre pyjore, të cilat shkaktojnë dëmin më të madh.

Dy zjarre janë aktive gjatë ditës së sotme, ndërsa shtatë janë nën kontroll.

QKM bën me dije se dje janë shuar 37 nga 46 zjarre në hapësirë ​​të hapur. Zjarret aktive sot janë në komunat Makedonski Brod dhe Studeniçan.

Ndryshe, sot dhe dje janë ngritur dy kallëzime penale për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “shkaktim i zjarrit në pyll”, i dënueshëm sipas nenit 227 paragrafi 5 të Kodit Penal.