Guvernatorja e Maqedonisë së Veriut kërkoi nga kompanitë private të dyfishojnë financimin e gjelbër

Banka Popullore bazuar në analizën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka rekomanduar që sektori privat në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2030 duhet të dyfishojë financimin e gjelbër, transmeton Portalb.mk. “Deri në vitin 2030, pjesa e sektorit privat në financimin e gjelbër duhet të rritet nga 40% në 80 deri në 90% në ekonomitë me […]

Guvernatorja e Maqedonisë së Veriut kërkoi nga kompanitë private të dyfishojnë financimin e gjelbër
Shkupi, analiza ekonomike, ekonomi, shkup, qytetare, qytet, komunikacion, ndertime, ndertesa, banesa, institucione

Banka Popullore bazuar në analizën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka rekomanduar që sektori privat në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2030 duhet të dyfishojë financimin e gjelbër, transmeton Portalb.mk.

“Deri në vitin 2030, pjesa e sektorit privat në financimin e gjelbër duhet të rritet nga 40% në 80 deri në 90% në ekonomitë me rritje të shpejtë dhe në zhvillim”, raportoi Banka Popullore.

Guvernatorja ka vlerësuar nevojën për mobilizim më të madh të burimit të financave drejt transformimit të gjelbër, sidomos në sektorin privat. Ajo theksoi se në këtë periudhë, Maqedonia e Veriut ka nevojë për mobilizimin e kapitalit privat në këtë fushë.

“Hendeku i financimit të investimeve të gjelbra është veçanërisht i madh në vendet në zhvillim, në rastin tonë vlerësohet të jetë rreth 7,7% e PBB-së. Duke pasur parasysh se burimet publike janë të kufizuara, veçanërisht pas krizave të fundit, me një kosto kapitali të rritur, nevojitet një përzierje e politikave të shumta për tejkalimin e saj“, thekson Angellovska-Bezhoska.

Ndryshe, “kreditë e gjelbra” kanë shënuar rritje për 26 përqind në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa në krahasim me vitin 2019 ka rritje gati trefishe.

Në vitin 2019, rreth 2.2 përqind e gjithë kredive bënin pjesë te kreditë e gjelbra, ndërsa në vitin 2024 është 4.5 përqind.