Hillary Clinton në mbështetje të Kamala Harris, thirrje për mbledhjen e fondeve për fushatën zgjedhore

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton bëri thirrje të hënën për mbledhjen e fondeve për fushatën e Zëvendës Presidentes Kamala Harris. Clinton u  ka kërkuar mbështetësve që të bëhen pjesë e fushatës, të cilën ajo e konsideron historike, shkruan CNN. “Unë e njoh Kamala Harris për një kohë të gjatë. Kjo prokurore e shkëlqyer do [...]Read More...

Hillary Clinton në mbështetje të Kamala Harris, thirrje për mbledhjen e fondeve për fushatën zgjedhore

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton bëri thirrje të hënën për mbledhjen e fondeve për fushatën e Zëvendës Presidentes Kamala Harris.

Clinton u  ka kërkuar mbështetësve që të bëhen pjesë e fushatës, të cilën ajo e konsideron historike, shkruan CNN.

“Unë e njoh Kamala Harris për një kohë të gjatë. Kjo prokurore e shkëlqyer do të ngrejë çështjen kundër kriminelit të dënuar Donald Trump dhe axhendën e Projektit 2025 për të hequr liritë tona”, shkroi Hillary Clinton në rrjetin social X.

“Por ajo nuk mund ta bëjë vetëm. Bëhuni pjesë e kësaj fushate historike sot”, shtoi ajo.

Hillary Clinton dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton, e mbështetën Harris në një deklaratë të përbashkët të dielën./abcnews.al