Holanda – Italia, publikohen formacionet zyrtare
Holanda – Italia, publikohen formacionet zyrtare të sfidës për vendin e tretë. Holanda dhe Italia do të përballen sot në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 15:00, në stadiumin “De Grolsch Veste” në Enschede. Holanda, si nikoqire e “Play-Offit” të këtij viti, nuk ia doli të […]
![Holanda – Italia, publikohen formacionet zyrtare](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/formacion-2.png)
Holanda – Italia, publikohen formacionet zyrtare të sfidës për vendin e tretë.
Holanda dhe Italia do të përballen sot në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 15:00, në stadiumin “De Grolsch Veste” në Enschede.
Holanda, si nikoqire e “Play-Offit” të këtij viti, nuk ia doli të kalojë në finale pasi u eliminua në gjysmëfinale nga Kroacia.
“Tulipanët” pësuan humbjen në atë ndeshje pas vazhdime me rezultatin 2:4.
Në anën tjetër, Italia u eliminua nga Spanja me rezultatin 2:1.