I ftohti do të godasë sot Zvicrën

Mirupafshim, verë: fronti ajror polar do të godasë sot Zvicrën The post I ftohti do të godasë sot Zvicrën appeared first on Albinfo.

I ftohti do të godasë sot Zvicrën

Kalimi nga vera në vjeshtë ka të ngjarë të jetë më i papritur sesa pritej, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa të shtunën ishte ende afër 30 gradë, temperaturat do të bien ndjeshëm në gjithë vendin sot, sipas shërbimit të motit MeteoSwiss.

Ardhja e frontit të ftohtë së bashku me shiun “do t’i freskojë në mënyrë dramatike gjërat”, tha shërbimi meteorologjik.

Temperatura nuk do t’i kalojë 13 gradë Celsius ditët në vijim, duke u ngrohur vetëm pak në fundjavë – deri në 15 gradë Celsius.

 

The post I ftohti do të godasë sot Zvicrën appeared first on Albinfo.