Incidenti ndaj Osmanit në Shkup, eksperti: Bagazhet diplomatike nuk preken

Eksperti i sigurisë, Shkëlzen Sopjani ka deklaruar se incidenti i djeshëm diplomatik, ku presidentes së Kosovës, Vjosa Osmai tentuan t’i merrnin telefonin, nuk justfikohet. Kjo sepse në fjalën e tij, eksperti i sigurisë tha se bazuar në rregulloren e Konventës së Vjenës përcaktohet qartësisht se bagazhi diplomatik nuk preket. “Rregullat e bagazhit diplomatik bazohen në […]

Incidenti ndaj Osmanit në Shkup, eksperti: Bagazhet diplomatike nuk preken
incidenti-ndaj-osmanit-ne-shkup,-eksperti:-bagazhet-diplomatike-nuk-preken

incidenti-ndaj-osmanit-ne-shkup,-eksperti:-bagazhet-diplomatike-nuk-preken

Eksperti i sigurisë, Shkëlzen Sopjani ka deklaruar se incidenti i djeshëm diplomatik, ku presidentes së Kosovës, Vjosa Osmai tentuan t’i merrnin telefonin, nuk justfikohet.

Kjo sepse në fjalën e tij, eksperti i sigurisë tha se bazuar në rregulloren e Konventës së Vjenës përcaktohet qartësisht se bagazhi diplomatik nuk preket.

“Rregullat e bagazhit diplomatik bazohen në Konventën e Vienës. Bagazhi diplomatik nuk kapet në parim, duhet të jenë rrethana jashtëzakonisht shumë të veçanta që të hapet, që edhe ato duhet të arsyetohen fill e për pe, me qëllim që të hapet bagazhi diplomatik. Truprojat ePrizrenit e kanë për detyrë të mbrojnë integritetin e presidentes,  kanë si detyrë të ndërhyjnë në çdo lloj rasti.” –tha eksperti në një lidhje të drejtpërdrejtë në Euronews Now.

Gjithashtu ai shtoi se rregullorja e Konventës së Vjenës hyn në fuqi edhe në shtetin maqedonas, e kjo ishte qartazi një shkleje flagrante e integritetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.