Ish-ministri i Punës: Premtimet e VV-së për 160 çerdhe veç fjalë boshe

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica e ka cilësuar si zhgënjim për qytetarët mos realizimin e premtimit nga Qeveria për ndërtimin e disa çerdheve. Reçica ka deklaruar për Front Online se këto premtime janë fjalë boshe për vota. “Mosrealizimi i këtij premtimi nga Qeveria Kurti është një zhgënjim i madh për të gjithë […]

Ish-ministri i Punës: Premtimet e VV-së për 160 çerdhe veç fjalë boshe
ish-ministri-i-punes:-premtimet-e-vv-se-per-160-cerdhe-vec-fjale-boshe

ish-ministri-i-punes:-premtimet-e-vv-se-per-160-cerdhe-vec-fjale-boshe

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica e ka cilësuar si zhgënjim për qytetarët mos realizimin e premtimit nga Qeveria për ndërtimin e disa çerdheve.

Reçica ka deklaruar për Front Online se këto premtime janë fjalë boshe për vota.

“Mosrealizimi i këtij premtimi nga Qeveria Kurti është një zhgënjim i madh për të gjithë qytetarët e vendit, veçanërisht për votuesit e kësaj klase politike. Kjo tregon se premtimet e bëra para zgjedhjeve nuk ishin gjë tjetër veçse fjalë boshe për të fituar vota, një mashtrim i hapur ndaj qytetarëve”.

Ai thotë ndërtimi i çerdheve është jetike për mirëqenien e fëmijëve por Qeveria nuk u kujdes për nevojat e qytetarëve.

“Tregues i qartë i moskujdesit të qeverisë ndaj nevojave reale të qytetarëve, duke mos vlerësuar rëndësinë e çerdheve, të cilat janë jetike për mirëqenien e fëmijëve dhe një mbështetje e domosdoshme për prindërit dhe familjet që po përpiqen të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”, thotë Reçica.

Reçica theksoi se premtimet kanë mbetur vetëm në letër, e problemet e qytetarëve po neglizhohen.

“Kjo qasje e treguar nga qeveria nuk është asgjë më shumë se një lojë politike, ku premtimet mbeten vetëm në letër, ndërsa problemet reale të njerëzve vazhdojnë të neglizhohen. Kjo tregon një mungesë vizioni dhe përkushtimi ndaj përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm social”, përfundoi ai.

Deklarata e Albin Kurti në Kuvendin e Kosova gjatë prezantimit të plotë të programit qeverisës për vitet 2021-2025, në shkurt të vitit 2021.

“Prandaj do të investojmë në shkolla dhe çerdhe publike me kujdes dhe edukim cilësor dhe shujta falas. Përmes investimeve ne 160 çerdhe dhe në adaptimin e hapësirave në institucione shkollore, përfshirja në edukimin e fëmijërisë së hershme rritet nga 7% në 24% për fëmijët e moshës 0-5 vjeç dhe nga 38% në 64% për fëmijët e moshës 3-6 vjeç. Kur kësaj i shtohet rritja e kapaciteteve në sektorin privat, atëherë mund të pritet rritje edhe më e madhe e pjesëmarrjes”, kishte thënë Kurti.

Opozita thotë se për 4 vite u ndërtuan veç 4 çerdhe, MASHT-i fajëson Komunat – FrontOnline