“Ishte ç’njerëzore”/ Paris Hilton flet për abuzimet që përjetoi në adoleshencë

Paris Hilton ka folur para Kongresit të Shteteve të Bashkuara për abuzimin që përjetoi si fëmijë. Si adoleshente, ylli i famshëm qëndroi në një institucion trajtimi për të rinjtë. Modelja dhe këngëtarja amerikane tregoi përvojën e saj traumatike kur prindërit vendosën ta dërgonin në një institucion për të mitur për të korrigjuar ‘sjelljen e saj... The post “Ishte ç’njerëzore”/ Paris Hilton flet për abuzimet që përjetoi në adoleshencë appeared first on AfterParty.

“Ishte ç’njerëzore”/ Paris Hilton flet për abuzimet që përjetoi në adoleshencë

Paris Hilton ka folur para Kongresit të Shteteve të Bashkuara për abuzimin që përjetoi si fëmijë.

Si adoleshente, ylli i famshëm qëndroi në një institucion trajtimi për të rinjtë.

Modelja dhe këngëtarja amerikane tregoi përvojën e saj traumatike kur prindërit vendosën ta dërgonin në një institucion për të mitur për të korrigjuar ‘sjelljen e saj problematike’.

Sipas Paris, programet u premtonin prindërve trajtim, zhvillim dhe mbështetje për fëmijët e tyre.

“Përkundër asaj që premtuan, nuk më lejuan të flisja, të lëvizja lirshëm apo as të shikoja nga dritarja për dy vjet”, tha Hilton.

”Ata thjesht menduan se do të ishte një shkollë normale me konvikt. Dhe kur arrita atje, nuk kishte terapi. Ne vazhdimisht do të abuzoheshim”, shtoi biondja.

Ajo thotë se prindërit e saj, Rick dhe Kathy Hilton, ishin mashtruar plotësisht, gënjyer dhe manipuluar për trajtimin që ajo po merrte.

“Pra, a mund ta imagjinoni përvojën e të rinjve që vendosen atje nga shteti dhe nuk kanë njerëz që t’i kontrollojnë rregullisht?”, shtoi Paris në kongres.

Ajo tha se mendon se objektet rinore duhet të jenë më shumë nën vëzhgim.

“Ajo që kam përjetuar ishte çnjerëzore. Për shkak të kësaj, kam trauma dhe do t’i kem për pjesën tjetër të jetës sime. Kam folur me mijëra që kanë përjetuar diçka të ngjashme dhe mendoj se është e rëndësishme të dëgjojmë ata që kanë pasur një të tillë. Unë dua t’ju falënderoj që jeni ulur para të gjithëve që mund të më ndihmoni të bëj ndryshim në jetën e fëmijëve që janë në institucione të ndryshme. Nuk do të ndalem derisa fëmijët në Amerikë të jenë të sigurt”, përfundoi Hilton.

The post “Ishte ç’njerëzore”/ Paris Hilton flet për abuzimet që përjetoi në adoleshencë appeared first on AfterParty.