Itali, 54 vjeçari fsheh trupin e nënës së vdekur në frigorifer për vite me radhë që të përfitonte pensionin

Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Sarroch të Italisë, ku një 54 vjeçar ka fshehur për vite me radhë trupin e nënës së tij të vdekur në frigorifer për të marrë pensionin. Policia kontrolloi shtëpinë e tij dhe gjeti trupin e nënës së tij 78-vjeçare brenda frigoriferit të vendosur në kati përdhes [...]Read More...

Itali, 54 vjeçari fsheh trupin e nënës së vdekur në frigorifer për vite me radhë që të përfitonte pensionin

Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Sarroch të Italisë, ku një 54 vjeçar ka fshehur për vite me radhë trupin e nënës së tij të vdekur në frigorifer për të marrë pensionin.

Policia kontrolloi shtëpinë e tij dhe gjeti trupin e nënës së tij 78-vjeçare brenda frigoriferit të vendosur në kati përdhes i shtëpisë.

Trupi, sipas hetimeve të para të kryera, kishte rreth dy vjet që ndodhej në frigorifer, ndoshta që nga periudha e Covid-19.

Gruaja ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale dhe djali i saj do ta kishte fshehur trupin për të vazhduar marrjen e pensionit./abcnews.al