Izraeli: Vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, moment historik

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka thënë se vrasja e shefit ushtarak të Hamasit është një “një moment historik i rëndësishëm në procesin e shpërbërjes së Hamasit si një autoritet ushtarak dhe qeverisës në Gaza”. Ushtria izraelite tha se ata vranë Mohammed Deif në një sulm ajror në Khan Younis në korrik. Gallant tha [...]Read More...

Izraeli: Vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, moment historik

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka thënë se vrasja e shefit ushtarak të Hamasit është një “një moment historik i rëndësishëm në procesin e shpërbërjes së Hamasit si një autoritet ushtarak dhe qeverisës në Gaza”.

Ushtria izraelite tha se ata vranë Mohammed Deif në një sulm ajror në Khan Younis në korrik.

Vdekja e Deif do të ishte vrasja e zyrtarit më të lartë ushtarak të Hamasit në Gaza që nga fillimi i luftës. CNN ka kontaktuar Hamasin për koment.

Sulmi izraelit ndaj tij vrau të paktën 90 palestinezë në Al-Mawasi, gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës. Në atë kohë, një punonjës i OKB-së i përshkroi pasojat si “skenat më të tmerrshme që kam parë në nëntë muajt e mi në Gaza”.