Kallëzim penal ndaj Sanija Ametit pasi qëlloi foton e Jezusit

Pas raportimit për fotot e publikuara nga Ameti në Instagram të dielën, politikanja 32 vjeçare shkroi në X se i fshiu fotot dhe kërkoi falje The post Kallëzim penal ndaj Sanija Ametit pasi qëlloi foton e Jezusit appeared first on Albinfo.

Kallëzim penal ndaj Sanija Ametit pasi qëlloi foton e Jezusit

Politikania e GLPsë së Cyrihut dhe bashkë-presidentja e Operacionit Libero, Sanija Ameti, ka marrë kritika të rënda pasi ka qëlluar m erevole në një foto me motiv të krishterë dhe është raportuar. Mbrëmjen e së dielës ajo ka fshirë fotot që tashmë ishin publikuar dhe ka kërkuar falje.

Të rinjtë e SVP-së kanë ngritur kallëzim penal për shkelje të lirisë së besimit dhe adhurimit, siç njoftoi partia të hënën në mëngjes, transmeton albinfo.ch. Nicolas Rimoldi, themeluesi i organizatës Mass-Voll, gjithashtu ka shpallur kallëzim penal ndaj saj.

Pas raportimit të “Blick” për fotot e publikuara nga Ameti në Instagram të dielën, politikanja 32 vjeçare shkroi në X se i fshiu fotot pasi mori vesh për përmbajtjen e tyre fetare dhe kërkoi falje.

Policia kantonale e Cyrihut shkroi në X se po kontrollonte përmbajtjen e postimit.

Dorëheqje pas kritikave në rrjetet sociale

Si pasojë, Sanija Ameti, po largohet nga udhëheqja e Liberalëve të Gjelbër të kantonit, siç konfirmoi partia kantonale për SRF.

Konferenca Ipeshkvnore e Zvicrës dënon sjelljen “e papranueshme”

Mbrëmjen e së hënës foli edhe Konferenca e Ipeshkvijve të Zvicrës në një komunikatë për media, transmeton albinfo.ch. “Edhe nëse dikush shpërfill përfaqësimin fetar të Nënës së Zotit – gjë që ky imazh e tregon shumë qartë – përdorimi i këtij imazhi tregon dhunë dhe mungesë respekti për personin njerëzor”, thuhet në reagim.

Anëtarët e konferencës e dënuan këtë sjellje “të papranueshme”. Ata konisiderojnë se ndjeshmëria e tyre fetare ishte shkelur. Megjithatë, ata janë mirënjohës për letrën e Ametit drejtuar ipeshkvit të Chur-it, në të cilën ajo i kërkon falje komunitetit katolik.

Sanija Ameti është politikane me prejardhje boshnjake-kosovare.

 

The post Kallëzim penal ndaj Sanija Ametit pasi qëlloi foton e Jezusit appeared first on Albinfo.