Kaluan ilegalisht kufirin/ Arrestohen dy ukrainas të armatosur në Rumani

Policia rumune arrestoi dy shtetas të armatosur të Ukrainës, të cilët kaluan kufirin mes dy vendeve pasi sulmuan rojet kufitare ukrainase dhe vodhën municione. Policia rumune njoftoi se rreth orës 13:00, tre persona kanë hyrë në territorin e Rumanisë, pasi kolegët ukrainas kanë raportuar për ngjarjen, por pak më vonë kanë lëshuar një deklaratë të [...]Read More...

Kaluan ilegalisht kufirin/ Arrestohen dy ukrainas të armatosur në Rumani

Policia rumune arrestoi dy shtetas të armatosur të Ukrainës, të cilët kaluan kufirin mes dy vendeve pasi sulmuan rojet kufitare ukrainase dhe vodhën municione.

Policia rumune njoftoi se rreth orës 13:00, tre persona kanë hyrë në territorin e Rumanisë, pasi kolegët ukrainas kanë raportuar për ngjarjen, por pak më vonë kanë lëshuar një deklaratë të re ku thuhet se dy persona kanë kaluar ilegalisht kufirin dhe kanë pasur me vete armë.

Policia vendosi patrulla dhe një helikopter në kërkim të të arratisurve, të cilët më pas u ndaluan. Një i dyshuar dyshohet se i tregoi policisë rumune një vend pranë kufirit ku ai la armën dhe policia ukrainase njoftoi pak para orës 17:00 se një person i tretë ishte arrestuar që nuk arriti të kalonte në Rumani.

Nuk dihet ende arsyeja e incidentit, por mediat rumune dhe ukrainase raportojnë se sulmuesit kanë kërkuar azil politik nga autoritetet rumune.

Në maj, rreth 11,000 burra ukrainas kaluan ilegalisht kufirin me Rumaninë për të shmangur mobilizimin për shkak të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, shkruan European Justice./abcnews.al