Katër të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një festë ditëlindjeje në Francë

Katër persona, duke përfshirë edhe sulmuesin, u vranë të shtunën vonë, pasi një person hapi zjarr në një festë ditëlindjeje në një fshat në Francë, thanë autoritetet, raporton AFP. Sulmuesi iu afrua shtëpisë ku një 20-vjeçar po festonte ditëlindjen me familjen e tij në Espinase-Vozelle. Ky fshat me rreth 1.000 banorë gjendet rreth 60 kilometra [...]Read More...

Katër të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një festë ditëlindjeje në Francë

Katër persona, duke përfshirë edhe sulmuesin, u vranë të shtunën vonë, pasi një person hapi zjarr në një festë ditëlindjeje në një fshat në Francë, thanë autoritetet, raporton AFP.

Sulmuesi iu afrua shtëpisë ku një 20-vjeçar po festonte ditëlindjen me familjen e tij në Espinase-Vozelle. Ky fshat me rreth 1.000 banorë gjendet rreth 60 kilometra në veri të Klermont-Ferrand.

Ai hapi zjarrin ndaj personave që po merrnin pjesë në festë, duke vrarë tre prej tyre. Ai më pas vrau veten, thanë autoritetet lokale.

Në mesin e të vrarëve është i riu që po festonte ditëlindjen dhe babai i tij.

Policia ende po mbledh informacione për sulmin, thanë autoritetet.