KFOR-i publikon pamjet, ushtarët italianë duke patrulluar përgjatë kufirit

KFOR-i ka publikuar fotografi të ushtarëve italianë, duke patrulluar përgjatë kufirit. Në njoftimin e Misionit të NATO-s, ushtarët italianë të caktuar në Batalionin Kinetic të Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO rregullisht kryejnë patrullime përgjatë vijës kufitare. “Këto patrullime janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një […]

KFOR-i publikon pamjet, ushtarët italianë duke patrulluar përgjatë kufirit
kfor-i-publikon-pamjet,-ushtaret-italiane-duke-patrulluar-pergjate-kufirit

kfor-i-publikon-pamjet,-ushtaret-italiane-duke-patrulluar-pergjate-kufirit

KFOR-i ka publikuar fotografi të ushtarëve italianë, duke patrulluar përgjatë kufirit.

Në njoftimin e Misionit të NATO-s, ushtarët italianë të caktuar në Batalionin Kinetic të Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO rregullisht kryejnë patrullime përgjatë vijës kufitare.

“Këto patrullime janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të mbështetur stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.