KFOR-i shton praninë, dy automjete të blinduara në urën e Ibrit

Pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në urën kryesore në Ibër. Tashmë në urë shihen dy automjete të blinduara, përveç dy xhipave karabinierë të vendosur aty që janë gjatë gjithë kohës. Veprimin e fundit të Qeverisë për mbylljen e pesë objekte […] The post KFOR-i shton praninë, dy automjete të blinduara në urën e Ibrit appeared first on Albinfo.

KFOR-i shton praninë, dy automjete të blinduara në urën e Ibrit

Pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në urën kryesore në Ibër.

Tashmë në urë shihen dy automjete të blinduara, përveç dy xhipave karabinierë të vendosur aty që janë gjatë gjithë kohës.

Veprimin e fundit të Qeverisë për mbylljen e pesë objekte të komunave ilegale serbe e kanë dënuar edhe ndërkombëtarët.

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Jim O’Brien i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës Kurti që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndalojnë veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë.

The post KFOR-i shton praninë, dy automjete të blinduara në urën e Ibrit appeared first on Albinfo.