KFOR kryen stërvitje në Gjakovë
KFOR konfirmon: Ushtarët e aviacionit amerikan kryen stërvitje me gjuajtje ajrore në Babaj The post KFOR kryen stërvitje në Gjakovë appeared first on Albinfo.
KFOR-i ka njoftuar se ushtarët e aviacionit amerikan kanë kryer sot stërvitje me gjuajtje ajrore, përcjell albinfo.ch.
Ushtarët e aviacionit të SHBA-së nga Komanda Rajonale Lindje, në kuadër të KFOR-it, ka kryet stërvitje me qitje ajrore në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë.
Përmes një njoftimi për media, KFOR ka thënë se po vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.
“Sot, ushtarët e aviacionit të SHBA-së nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO KFOR kryen stërvitje me qitje ajrore në fshatin Babaj të Bokës, në komunën e Gjakovës.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë dhe në lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.
The post KFOR kryen stërvitje në Gjakovë appeared first on Albinfo.