Shqiptarët e Luginës, në protestë gjithpopullore kundër pasivizimit të adresave

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka ftuar shqiptarët për protesta gjithëpopullore si kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe, një politikë që është përshkruar si diskriminuese dhe shpopulluese ndaj komunitetit shqiptar. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, përmes një video-incizimi në Facebook, tha se ky proces ka sjellë pasoja të rënda […] The post Shqiptarët e Luginës, në protestë gjithpopullore kundër pasivizimit të adresave appeared first on Albinfo.

Shqiptarët e Luginës, në protestë gjithpopullore kundër pasivizimit të adresave

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka ftuar shqiptarët për protesta gjithëpopullore si kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe, një politikë që është përshkruar si diskriminuese dhe shpopulluese ndaj komunitetit shqiptar.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, përmes një video-incizimi në Facebook, tha se ky proces ka sjellë pasoja të rënda për banorët e Luginës, duke u hequr atyre të drejtën e votës dhe duke i detyruar të largohen nga trojet e tyre.

“Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë e racizmit. Nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare pa u prekur nga ky proces. Për këtë arsye, po përgatitemi për të organizuar një protestë paqësore, gjithëpopullore, në të tri qytetet e Luginës”, u shpreh Lutfiu.

 

The post Shqiptarët e Luginës, në protestë gjithpopullore kundër pasivizimit të adresave appeared first on Albinfo.