Mickoski për incidentin në Aeroportin e Shkupit: Na vjen keq, herën tjetër kam kënaqësinë ta shoqëroj Presidenten e Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski ka shprehur keqardhjen për incidentin diplomatik në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. ” Diskutuam edhe për ngjarjen e fundit që ndodhi më 2 shkurt në Aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, po ashtu nga të pranishmit u nënvizua se sipas informacioneve […] The post Mickoski për incidentin në Aeroportin e Shkupit: Na vjen keq, herën tjetër kam kënaqësinë ta shoqëroj Presidenten e Kosovës appeared first on Albinfo.

Mickoski për incidentin në Aeroportin e Shkupit: Na vjen keq, herën tjetër kam kënaqësinë ta shoqëroj Presidenten e Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski ka shprehur keqardhjen për incidentin diplomatik në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Diskutuam edhe për ngjarjen e fundit që ndodhi më 2 shkurt në Aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, po ashtu nga të pranishmit u nënvizua se sipas informacioneve nga zyrtarët e aeroportit TAV ndiqen rregulla standarde të qarta dhe procedura kur kemi fluturime komerciale dhe këtyre iu nënshtrohem edhe unë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë personat zyrtar kur kalojnë edhe në VIP edhe pse më duhet të them se unë nuk e përdor këtë, por e përdor pjesën si qytetar i rëndomtë. Kjo shkaktoi një ndjenjë dhe na vjen keq dhe nuk duhet të përsëritet” u shpreh ai.
Mickoski tha po ashtu se do ketë kënaqësinë ta shoqërojë Osmanin.

“Unë potencova se Presidentja e Kosovës është e mirëseardhur si dhe të gjithë qytetarët nga Kosova dhe radhën e ardhshme nëse marr informatë në kohë do të kem kënaqësinë ta pres si nikoqir në Aeroportin e Shkupit dhe bashkë me mua derisa udhëton nga Shkupi dhe ta shoqërojë në kohën kur do ta kalojë Aeroportin e Shkupit dhe ta shoqërojë që tu shmangemi këtyre incidenteve”, u shpreh kryeministri maqedonas.

 

The post Mickoski për incidentin në Aeroportin e Shkupit: Na vjen keq, herën tjetër kam kënaqësinë ta shoqëroj Presidenten e Kosovës appeared first on Albinfo.