Koci: SHBA-të nuk po i kundërvihen Kosovës

“Në veri problemi është politik dhe policia ka bërë punë të jashtëzakonshme, edhe në rastin e Banjskës edhe më vonë, dhe e ka shtrirë sovranitetin në disa segmente. Por sa gjatë mund të mbahet kjo gjendje pa zgjidhje politike, dhe cili është çmimi për këtë? Kështu u shpreh në emisionin “Prime” ne RTK Melazim Koci-politolog, […]

Koci: SHBA-të nuk po i kundërvihen Kosovës
koci:-shba-te-nuk-po-i-kundervihen-kosoves

koci:-shba-te-nuk-po-i-kundervihen-kosoves

“Në veri problemi është politik dhe policia ka bërë punë të jashtëzakonshme, edhe në rastin e Banjskës edhe më vonë, dhe e ka shtrirë sovranitetin në disa segmente. Por sa gjatë mund të mbahet kjo gjendje pa zgjidhje politike, dhe cili është çmimi për këtë? Kështu u shpreh në emisionin “Prime” ne RTK Melazim Koci-politolog, duke folur për përplasjet për veriun dhe Urën e Ibrit.

Është legjitime që Kosova të tentojë të shtrijë sovranitetin, të ushtrojë funksionin e shtetit, por duhet pasur parasysh se vështrimi i NATO-s është më i gjerë, tha mes tjerash politologu Koci.

“Ky vështrim fillon në Ukrainë, vazhdon në Lindjen e Mesme ku ekziston një rrezik real i luftës Iran-Izrael, shkon në Tajvan ku mund të ketë një konflikt Kinë-Tajvan, kthehet në Ballkan që do të thotë se bëhen katër vatra latente të krizës. Se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekspertet ushtarak tash e 30 vite debatojnë sa luftëra mund t’i zhvillojnë SHBA-të njëkohësisht, dy i përballojnë pa problem, diskutohet e treta në këtë kontekst ka qenë edhe vizita e shefit të CIA-së William Burns”, tha mes tjerash ai.

Koci tha se Burns mesazhet kryesore i ka dhënë në Beograd sepse sipas tij Prishtina dhe Sarajeva nuk janë faktorë që mund të shkaktojnë konflikte ose konkretisht luftë.

“Është Beogradi ai që mund të shkaktojë probleme në Ballkan. Supozoj që Beogradit i është bërë e qartë se pavarësisht faktit që SHBA-të futen edhe në garë zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, ku Serbia në periudhën e kalume 20-30 vjeçare ka shfrytëzuar fazat e zgjedhjeve në SHBA për të goditur të tjerët në hapësirat e Ish-Jugosllavisë. Supozoj se SHBA ka dyshuar se Serbia bashkë me Rusinë kanë bërë plan që në prag të zgjedhjeve atje të ketë goditje në Bosnjë apo në Kosovë, prandaj ne duhet ta shikojmë edhe këtë aspekt”, tha Koci.

Ai tha se misioni i Burns ka qenë që Rusia e Serbia mos të lejohen të diktojnë kur do të ketë konflikte në Ballkan, por të jenë ata kontrollues të situatës, duke theksuar që për këtë është kërkesa e SHBA-së për koordinim.

Tutje Koci theksoi është i sigurt se SHBA-të nuk kanë asgjë kundër shtrirjes së sovranitetit të Kosovës në veri, por që siç tha ai kanë drojën që Serbia mund ta instrumentalizojë ndonjë konflikt rreth urës ose në veri për qëllime të tjera që i bëhen nga Rusia.

Ai citoi edhe gjeneralin Wesley K. Clark që ka deklaruar në CNN se “Serbia pret sinjal nga Rusia që ta godet Kosovën”.

“Kërkesat që vjinë nga NATO nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për koordinim, për kujdes. Pra SHBA-të nuk i kundërvihen Kosovës”, tha Melazim Koci.
Ai tha se Kosova nuk mund të reagojë në mënyrë të një anshme, të bëjë hapjen e urës pa koordinim me KFOR-in, pa vendimin e tyre, dhe se KFOR-i është faktori kryesor i sigurisë në Kosovë.
“Me rezolutën 1244 ata kanë kompetenca që i tejkalojnë çdo autoriteti tjetër në Kosovë, sepse është vendim i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe nuk mundet Kosova ta injorojë këtë”, shtoi ai.