Kosova po importon 1 milion euro rrymë në ditë – shkak edhe moti i nxehtë
Kompania për furnizim me energji elektrike e Kosovës (KESCO) njoftoi se për t’i mbuluar kërkesat e qytetarëve është duke importuar rreth 1 milion euro rrymë në ditë, përcjell albinfo.ch. Në një komunikatë për media thuhet se kërkesa në kohë piku kalon mbi 800 megavatë rrymë, që është “dukshëm mbi mesataren e kësaj periudhe”. Në këtë […] The post Kosova po importon 1 milion euro rrymë në ditë – shkak edhe moti i nxehtë appeared first on Albinfo.
Kompania për furnizim me energji elektrike e Kosovës (KESCO) njoftoi se për t’i mbuluar kërkesat e qytetarëve është duke importuar rreth 1 milion euro rrymë në ditë, përcjell albinfo.ch.
Në një komunikatë për media thuhet se kërkesa në kohë piku kalon mbi 800 megavatë rrymë, që është “dukshëm mbi mesataren e kësaj periudhe”.
Në këtë situatë thuhet se kanë ndikuar temperaturat e larta, përkatësisht shfrytëzimi i madh i kondicionerëve, si dhe renovimi i një njësie të Termocentralit B, që, rrjedhimisht ka zvogëluar prodhimin.
Në komunikatë nuk sqarohet se që sa kohë importohet nga 1 milion euro rrymë në ditë, por në Kosovë, prej javësh, mbizotërojnë temperatura të larta që u afrohen 40 gradëve të Celsiusit.
Për krahasim, në prill të vitit të kaluar, KESCO ka njoftuar se në 11 ditët e para të muajit ka importuar rreth 5.4 milionë euro energji elektrike. Atëkohë, në këtë sasi të importit ka ndikuar rënia e temperaturave.
Në njoftimin e fundit thuhet po ashtu se çmimet e importit janë rritur – aktualisht në bursën prej ku importon Kosova “sillen mbi 200 euro për megavat”.
The post Kosova po importon 1 milion euro rrymë në ditë – shkak edhe moti i nxehtë appeared first on Albinfo.